• |
ide | kryesore

Pamjet e plota/ Si u largua me vrap mjeku i Onkologjikut nga gjykata

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata


Janë publikuar pamjet e plota të kamerave të sigurisë së Gjykatës së Tiranës, ku mjeku Edmond Gashi u largua me vrap nga pjesa e pasme e godinës për të mos u përballur me gazetarët.

Gjykata deklaroi në një njoftim të saj se ai u ndihmua nga një punonjëse e këtij institucioni.

Mjeku i Onkologjikut akuzohet se bënte pazar me jetën e pacientëve me kancer. Ai u la në arrest shtëpie nga gjykata. Prokuroria e Tirnaës thotë se Gashi, bashkë me 5 kolegët e tij ishin bërë pjesë e një skeme që orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer të merrnin trajtim në spitalin privat, veprimtari për të cilën merrnin edhe vlera monetare.

Alketa Ymeri (Pere) u la gjithashtu në arrest shtëpie ndërsa pjesa tjetër do të vijojë të qëndrojë në masën “detyrim paraqitje”. Prokuroria thotë se pranë Spitalit Onkologjik, prej vitit 2021 nuk është vënë në funksion një aparaturë kobalti. Ajo është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku për shkak të rrezatimeve që emeton pajisja pa iu krijuar kushtet e nevojshme. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Prokuroria merret vetem me fakirat, qe dhe atyre ja pite gjakun, jeni po kaq vrases sa keta moterqirat.
    Ju terheq nga hunda beqe debili, vilama qelbesira, manasterqiu dhe i fundit fare, ariqen arixhiu. Copa muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *