• |
ide | kryesore

Sylvinho drejt largimit? Trajneri qëndroi vetëm 2 ditë në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
sylvinho


Pas kthimit të kombëtares nga Europiani, tema më e nxehtë në tryezat sportive është nëse do të rinovojë trajneri Sylvinho. Braziliani mbërriti në Shqipëri bashkë me skuadrën dhe pasi qëndroi vetëm 2 ditë u largua në drejtim të Portos ku iu bashkua familjes së tij për pushime. Në një deklaratë që i dha Top Channel nëpërmjet telefonit trajneri e la shumë të paqartë të ardhmen e tij.

“Sapo kam arritur në Porto. Jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë. Nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme” – është shprehur Sylvinho.

Në ambientet sportive thuhet pothuajse me siguri se ai do të largohet. Madje flitet edhe për një ofertë që ai ka marrë së fundmi. E konfirmoi këtë edhe gazetari Glendi Tafaj që qëndroi pranë kombëtares në Gjermani.

“Unë nuk jam shumë i sigurt që Sylvinho rinovon. Nuk jam. Edhe jo nga Duka, por nga vetë Sylvinho. Mund të ketë ndonjë ofertë edhe më të mirë. Nuk e them dot 100% të sigurt. Megjithatë nuk po them që nuk do të rinovojë. Edhe ai dëshirën e ka të qëndrojë sepse tha do të bëhemi gati për Nations League, për Botëror.

Ka në tryezë një mundësi tjetër dhe do jetë ai që do i peshojë. Unë emrin e ekipit nuk e di. Nuk është çështje vetëm financiare. Natyrisht do të ulen të diskutojnë. Nuk kanë diskutuar deri tani me Presidentin Duka. Do të bisedojnë në mënyrë të detajuar se çfarë do të ndodhë sepse ka kohë. Ka edhe një muaj kohë për të gjetur edhe njëlloj akordi edhe pse Sylvinho nuk është se ka dëshirë të largohet” – tha Tafaj në Klan News.

Për këtë çështje u pyet edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka në emisionin “Kampionët” në Tv Klan. Ai konfirmoi se ia ka bërë ofertën e rinovimit që në janar dhe se tashmë i mbetet trajnerit të vendosë.

“Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas evropianit, por ne ia kemi propozuar që në janar dhe jo tani. Besoj se tani së shpejti do ta finalizojmë”. A ka ofertë nga një klub në Europë? “Këtë nuk e di, por unë di atë që ne i kemi ofruar. Nëse ka ndonjë ofertë marramendëse nuk e di çfarë do të bëjë, por ne kemi bërë tonën. Kontrata është e përfunduar dhe ne ia kemi bërë gati.

Ka mbi 50% të shanseve që ai të firmosë. Sapo kemi ardhur. Mbrëmë bëmë një festë të vogël bashkë me Silvinjon. Sot edhe ai ka ikur të pushojë. Më pas do të ulemi dhe do të flasim. Besoj do ta zgjidhim para se të përfundojë Europiani. Do ikim të shohim finalen bashkë. Nëse atij i ka ardhur ndonjë ofertë 5 milionë euro, nuk e di… Mancini la Italinë për para” – tha Duka. ©LAPSI.al

LEXO EDHE; Polemika/ A duhet të vazhdojë Silvinjo? Dilema para kontratës së re


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *