• |
ide | kryesore

Meta ka tjetër mendim për “Xibrakën”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

I pyetur në lidhje me këtë çështje nga gazetarët në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kjo është një përrallë e vjetër, ndërsa shtoi se zhvillim të ri në këtë çështje do të konsideronte vetëm arrestimin e kreut të qeverisë.

“Rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë jo në Europë. Zhvillim do të ishte vetëm arrestimi i Edi Ramës, ka imponuar 17 vendime që i ka kundërshtuar drejtori i Agjencisë së Prokurimeve në Kryeministri.

Incenerator nuk ka, Rama është i lirë, ju vijoni me përralla të vjetra të Xibrakës”, u shpreh Meta.

Lexo më tej: Olsi Rama në SPAK për kallëzimin ndaj Gazment Bardhit 

 


4 Comments

  1. Nuk me duhet qfar personi esht Meta por kjo qe thot esht e vertet qe nuk i hyn ferr ne kemb Rames nga kjo prekori

    1. Meta shume burre eshte, te gjithe njerezit e vet i ka mbajtur me buke dhe sot e kesaj dite vetem te verteta thote! Nuk ben pazare me Ramen si Saliu ne ballkon qe ka hall te shpetoje pasurine e djalit dhe vajzes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *