• |
ide | kryesore

Sondazhi/Albin Kurti politikani më i votuar në Kosovë

Arkiva, Kryesore, Lajme


45% e zgjedhësve kosovarë kërkojnë të kenë sërish Albin Kurtin si kryeministër, ndërsa 41.1% do të votonin pro koalicionit aktual qeverisës Vetëvendosje / Lista Guxo, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani. Këto janë përfundimet e një hulumtimi nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post.

Lexo me tej:

Kurti nuk pranon shantazhin me Asociacion për pranimin në KiE 

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës renditen shumë më poshtë koalicionit qeveritar dhe as të dyja sëbashku nuk e arrijnë në përqindje.

PDK-m shkon në kuotën 19.6%, derisa LDK-ja ka marrë 19.2% . Pas tyre renditet koalicioni i fundit parazgjedhor, ai në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ka 5.8%.

Ndërsa, në pyetjen se se kush duhet të jetë kryeministër i vendit, radha e preferencave është e njëjtë si ajo për partitë, veç se përqindjet dallojnë më shumë për vendin e parë.

Andi Bushati: Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

Albin Kurti prin me 45.6%, një dallim prej 4.5% me partinë e tij, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo kanë marrë 41.1%.

Bedri Hamza ka 20.5% si Kryeministër, Partia Demokratike e Kosovës 19.6%.

Ndryshe është gjendja për Lumir Abdixhikun si kryeministër me 18.6%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.2%.

Ramush Haradinaj si Kryeministër merr 6.2% të votave, ndërsa AAK në koalicion me Nismën vetëm 5.8%.

Këto të dhëna janë mbledhur në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor, nga 1050 respodentë në 28 komuna të Republikës së Kosovës.

 


9 Comments

    1. Rama ,nuk intereson shum sontazhet ne Kosove,ne Shqiperi e ka te sigurt fitoren…!Besoj shum qe zoti do e marr shum shpejt,kom parasysh kete monster qe vazhdumisht perdor narkotik,perndryshe delet do e votojn gjate kete hajdut ,bir komunisti .Si eshte lideri eshte edhe votusi,hajdut rama hajdut votusi…nuk meritojm nji ma te mire.?

    2. 41 % e votuesve kërkojnë kryeministër Albin Kurtin.
      51 % e votuesve kërkojnë kryeministër Edi Ramën.
      E ka parë Rama e ka parë.
      Problemi është se para tre vjetëve:
      – 50 % e votuesve votuan Albinin për kryeministër,
      – 48 % e votuesve votuan Ramën për kryeministër.

  1. a i ka aprovuar rama keto sondazhe si ato te eurobarometirit apo keta te kosoves i bejne keto me koke te tyre pa pyetur liderin global

  2. Ky palla dhe gjithe palloshet si puna e ketij qe mendon vertet qe rama fiton 48% te zgjedhjeve, me gjithe keto skandale me gjithe keto vjedhje me gjithe kete mjerim me gjithe kete pakenaqesi i bie te kene trute e gomarit ne koke😂😂

  3. NE SHQIPERI SA ME HAJDUT, SA ME TRADHTAR , SA ME I DEGJENERUAR TE JESH , ATIJ I JAPIN PUSHTETIN VOTUESIT NE SHQIPERI . ESHTEPOPULL HALABAK, I LIG DHE I KORRUPTRUAR DHE ASPAK NACIONALIST.

  4. ATA QE MBESHTESIN ME FANATIZEM EDI RAMEN PO T’UA BESH ANALIZEN GJENETIKE DALIN HIBRID SERBO-GREKO-LATINO-VLLEH

  5. Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet censeve 2011-2023, teksa mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u plakur me 7 vjet nga 2011-a. Rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër dhe Kukës, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1.2%.ne 2011 kur salihu vodhi zgjedhjet e bashkise tirane u be dhe censusi atehere salihu i quajti te rregullta,kur eshte vete jane bere mire,kur nuk eshte vet te tjeret bejne dallavere,nuk ka pasur dhe nuk do kete njeri me Dallkauk se ky serbi salih berisha qe i thote vetes shqiptar.Edhe thaci kryesonte neper sondazhe,po ku eshte sot

    1. Sa mandate i duhen ramoviqit qe mos te merret me opoziten…kjo i bjen meqe paska vjedh sala po vjedhim edhe ne te PS. Kur kthen koken pas ,vazhdo dhe merru pak fatos nanosin …iku ne austri ,villen milionshe ,ne laxhe vorfnjakesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *