• |
ide | kryesore

Kurti nuk pranon shantazhin me Asociacion për pranimin në KiE

Arkiva, Kryesore, Lajme
kurti kie



Albin Kurti vazhdon të këmbëngulë për të mos pranuar Asocacionin e komunave serbe, si pikën kryesore që duhet të realizojë vendi i tij në kuadër të marëveshjes me Serbinë. Madje ai ka dhënë sinjale të qarta se qeveria e tij nuk do të dorëzohet edhe në përkundrejt shantazhit se një gjë e tillë mund të bllokojë anëtarësimin përfundimtar në Këshillin e Evropës. Disa shtete të rëndësishme si Franca dhe Gjermania kanë shtuar këtë kusht të ri, për të dhënë OK-ejin e tyre përfundimtar, por Kurti e ka konsideruar “absurd” një pretendim të tillë. Duke folur para anëtarëve të kabinetit qeveritar të mërkurën, ai ka refuzuar kërkesën e perendimore për të çuan në Gjykatën Kushtetuese një draft për themelimin e Asociacionit

“Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat s’i ka pranuar dhe që nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde dhe përkundër kësaj tri herë gjatë këtij procesi u tentua që të futej kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim. Dy herë në komitetin për çështje politike dhe demokraci, më 27 mars në Paris dhe me 16 prill në Strasburg”, ka thënë Kurti.

Kryeministri e ka formuluar troç: “Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion” pasi sipas tij “ky kusht s’përputhet aspak me standardet që ka Këshilli i Evropës” (KiE).

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazhdueshëm, në këto javët e fundit u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë aspak me standardet e zbatimit në këtë organizatë. Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, ne dëgjuam që ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.

Edhe më 6 maj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me  ambasadorët e rëndësishëm të shteteve të QUINT-it kërkoi që për dialogun të flitet në Bruksel dhe jo në Strasburg duke kërkuar që procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe dialogu Kosovë-Serbi të ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Pikërishtë këtë ide e kanë mbrojtur edhe specialistë të mirnjohur perendimorë. Pak ditë më parë eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus tha për zërin e Amerikës: “Ky është një dështim i vërtetë i diplomacisë ndërkombëtare. Dhe po u lidhën këto dy çështje, Asociacioni me anëtarësimin në Këshill të Evropës, ju garantoj se asnjëra prej tyre nuk do të realizohet. Një rezultat i tillë do të ketë pasoja të rënda, shumë të dëmshme për pakicat, sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjes në Gjyqin Evropian të të Drejtave të Njeriut”.

Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në KiE gati dy vjet më parë – më 12 maj, 2022. Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, grekes Dora Bakoyyanis, e cila tha se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i organizatës, ndërsa Asociacionin e konsideroi si çështje të brendshme të Kosovës. Për të arritur deri këtu qeveria Kurti plotësoi dhe kushtin e fundit atë të kalimit të një siparfaqe të madhe toke në pronësinë e manastirit ortodoks të Deçanit, akt të cilin Vetëvendosja e kishte anatemuar kur qe në opozitë

Më pas, më 16 prill, raporti i Bakoyyanisit u votua edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa vendimin përfundimtar pritet ta marrë Komiteti i Ministrave të jashtëm të 46 vendeve anëtare (27 prej të cilave në Bashkimin Evropian), që do të mblidhen në 17 maj.

©Lapsi.al

 



16 Comments

  1. Bravo Albin! Këtyre i jep gishtin të marrin dorën.

    Perëndimi e ka treguar sa hera që është antishqiptare.

    1. @Miri, nuk eshte se “perendimi e ka treguar se eshte antishqiptare” por sepse Shqiperia ka patur shume udheheqes te tipit Amza Kastrioti te shitur. Jemi nje popull nder te tjera naivo-injorant, na vjen keq per lopen e semure be Vietnam por asnje fjale per krimet dhe shpernguljet masive te shqiptareve.
      Mbeshtes fort Kurtin, dhe i uroj suksese!

      1. Jepi Albin, mos degjo moterqirajt se e kane zakon kurvllikun. Kane pire qumeshtin e helmuar te bushtres komuniste.

    2. Forcat e errëta revizioniste imperialiste Anglo-Amerikane po sulmojnë popullin e lavdishëm Kosovar. Por populli Kosovar, me qeverinë në krye to detyrës, do t’ju japë dermën armiqve të popullit Kosovar, dhe me shokun Albin në krye, të gjithë dallgët e armikut do thyhen në Kosovën shkemb graniti. Përpara.

  2. Pergezime zoti Albin Patriot dhe burre me karakter 🙏🏻🙏🏻 thotë:

    Burre shteti dhe jo burre kurvash si kryehajduti i Shqiperise 🙏🏻🙏🏻

      1. Më jep kurajo fakti që egzistojnë akoma njerëz si ju”Drini” pasi për afro 109 vjet shqiptarët u futën në një proçes të zi të paaplikuar askund në botë në dijeninë time.
        Rezultat i këtij proçesi është “ dumbabizmi”, haxhiqamilizmi si model qëndrimi e sjellje masivisht, triumfi i “hamzajve” dhe ndjekja e ekzekutimi i atyre pak shqiptarëve që kryejnë aktivitet patriotik

  3. Une si qytetar i thjeshte i kosoves ndihem krenar ,dhe komod me Albin Kurtin si kryminister.Kemi jetu ne ankth nga garnitura e vjeter qe pranoshin gjdo propozim te ardhur nga vuqiq dhe uropa i binte ke dera e shpise.

  4. Shqiperi e mjera ti
    Ti hoqen nga koka breket
    Me keta politikane
    Tallin.bythen serbet greket

    Askund nuk ka bere vaki
    Te bej shtet nje piktor
    Rame nga shiu ne vbresher
    Diktator pas diktator

    Shpresa e vetme Albin Kurti
    Ju befte dita njemije
    Hustoria do te flas
    Do gdhend lavdine e tij

  5. DUHET QE ATA QE JANE SHQIPTARE TE VERTETE , DUHET TA PRANOJNE SE ALBIN KURTI KA PLOTESISHT TE DREJTE. ESHTE NE ANEN E DUHUR, ESHTE PER INTERESIN KOMBETAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *