• |
ide | kryesore

Inter mbretëron në EURO 2024: zikaltrit janë skuadra me më shumë lojtarë e më tepër gola

Sport
Inter


Një kryesim i dyfishtë zikaltër. Inter mbretëron në EURO 2024 në dy renditje speciale: skuadra e teknikut Simone Inzaghi është në vendin e parë si për nga numri i lojtarëve të mbetur në garë (12, i barabartë me PSG) ashtu edhe për sa i përket golave të shënuar nga anëtarët e tij (4, ashtu si Real Madrid dhe Borussia Dortmund). Nga kampionët e Italisë, të pranishëm në Europian, vetëm Kristjan Asllani me Shqipërinë u eliminua para 1/8, ndërsa golat e Bastoni, Barella, Arnautovic dhe Calhanoglu mbajnë lart emrin e sulmit më të mirë të Serie A të fundit.

KRYESIMI I DYFISHTË I INTER

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, që në vijën startuese të Europianit Inter ishte klubi më i përfaqësuar: 13 lojtarë të thirrur, njësoj si Manchester City (pa llogaritur mbrojtësin Acerbi, i detyruar të tërhiqej për shkak të dëmtimit dhe Zielinski, zyrtarisht ende një lojtar i Napolit). Një renditje që i sheh zikaltrit në krye edhe pas fazës së grupeve, por tashmë të barabartë me PSG-në (me 12). E siç u përmend, skuadra e teknikut Inzaghi shquhet edhe në një tjetër zë statistikor: atë të golave të shënuar. Me 4 gola në meritë, Inter zë vendin e parë në renditje së bashku me Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Lexo më tej: Euro 2024, plotësohet tabloja e fazës së 1/8-ave, sfidat me eliminim direkt

Renditja e klubeve me më shumë lojtarë në EURO 2024

Duke u rikthyer te klubet me më shumë lojtarë në Kampionatin Evropian, le të zbulojmë se cilat janë më të përfaqësuara në 1/16.

Inter – 12 lojtarë
PSG – 12 lojtarë
Manchester City – 11 lojtarë
Barcelona – 10 lojtarë
Real Madrid – 10 lojtarë
Bayern Munich – 10 lojtarë
Leipzig – 9 lojtarë
Arsenal – 8 lojtarë
Roma – 8 lojtarë
Borussia Dortmund – 8 lojtarë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *