• |
ide | kryesore

Makina e policisë përplaset në aksin Gjirokastër-Kakavijë, lëndohet efektivi dhe një person tjetër

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se një makinë policie është përplasur me një tjetër makinë tip Audi. Kjo ka shkaktuar plagosjen e dy personave, mes tyre një efektiv policie.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të lagjes Kordhocë, fshati Lazarat. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, nderkohë që gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën.

‘Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *