• |
ide | kryesore

Përfshihen nga flakët kodrat me ullishte në Peshtan të Fierit

Lajme, Të fundit


Kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël të Fierit janë përfshirë nga zjarri këtë të shtunë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 ha. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 6 mjete zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar me efektiv të plotë për shuarjen e flakëve.

Kjo zonë përfshihet pothuajse çdo verë nga zjarret, për shuarjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse ende po punojnë për të shuar të gjitha vatrat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *