• |
ide | kryesore

Anglia po luan keq, Rooney zbulon shkakun: “Faji është i teknikut Guardiola”

Sport
rooney


Anglia është pretendentja e madhe për trofeun, edhe pse në Euro 2024 nuk ka treguar shumë nga ajo që mund të bëjë. Një lojë makinoze pa kreativitet dhe me sulmuesit që nuk po gjejnë mundësinë për të shënuar. Edhe kundër Sllovakisë përmbysja erdhi me shumë fat e vetëm në shtesë, e goleadori i Tre Luanëve Harri Kane nuk ka shkuar më shumë se dy gola pas katër ndeshjeve të para. Mbi teknikun Gareth Southgate kanë vërshuar kritikat, por Wayne Rooney e ka zbuluar tashmë shkakun e ngërçit që ka Anglia.

Lexo më tejEuro 2024 “it’s coming home”: superkompjuteri Opta simulon turneun, fiton Anglia në finale me Spanjën

“Anglia nuk po luan një lojë të bukur dhe argëtuese, përkundrazi… dhe faji është i gjithi i spanjollit Pep Guardiola. Skuadrat si Belgjika, Anglia dhe Holanda kanë problemin që të gjithë duan të luajnë drejt qendrës. Edhe një lojtar si Doku, që luan në krah, nuk shkon më në thellësi dhe nuk hedh më asnjë krosim në zone. Loja e sotme është shumë më pozicionale, të gjithë përpiqen të shënojnë golin e përsosur. Mendoj se është faji i teknikut të Manchester City, Pep Guardiola, ishte ai që e nguliti këtë mendim”, tha Wayne Rooney për BBC.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *