• |
ide | kryesore

Video/ Sllovakia, 20″ nga historia: magji e Bellingham e Kane i japin fitoren Anglisë në kohët shtesë

F1, Sport, Video
Bellingham


Në Gelsenkirchen, Anglia mposhti Sllovakinë 2-1, në fazën e 16 më të mirave në Euro 2024 dhe arriti në çerekfinale ku do të përballet me Zvicrën. Nën kampionët e Europës panë fantazmat e eliminimit për një kohë të gjatë, në disavnatazh (për shkak të golit të Schranz në minutën e 25’ të pjesës së parë) deri në minutat shtesë. Pikërisht në minutën e 95’ Bellingham shpëtoi Southgate me një goditje spektakolare në aktrobaci. Në minutën e parë të pjesës së parë shtesë, pastaj Kane shënoi përmbysjen dhe rrëmbeu kualifikimin me një goditje të saktë me kokë. Në pjesën e dytë, u anulua nga VAR një gol i Foden për shkak të pozicionit jashtë loje, ndërsa Rice goditi shtyllën.

Lexo më tej: Anglia po luan keq, Rooney zbulon shkakun: “Faji është i teknikut Guardiola”

Çmenduri e vërtetë ajo që ndodhi në Gelsenkirchen. Anglia rikuperoi rezultatin me aksionin e fundit të dobishëm dhe shmangu eliminimin në 1/8 që do të ishte sensacional. Sllovakia u dorëzua 2-1 pas kohëve shtesë, por skuadra e teknikut Calzona shkoi 20 sekonda nga historia. Pikërisht në këndoren e fundit, Bellingham tregoi gjithë madhështinë e tij, duke barazuar rezultatin. Për kombëtares sllovake nuk mjaftoi goli i Schranz në pjesën e parë. Reagimi anglez mori formë në pjesën e dytë, por nuk ishte i mjaftueshëm për të rregulluar situatën deri në kryeveprën e Bellingham në minutën e 95’. Më parë, VAR i hoqi (saktë) një gol të shënuar nga Foden për pozicion jashtë loje dhe shtylla bllokoi goditjen e Declan Rice. Në kohët shtesë, Anglia kompletoi përmbysjen në aksionin e tyre të parë, me goditjen me kokë të Harry Kane. Tani në çerekfinale, Southgate përballet me Zvicrën.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *