• |
ide | kryesore

Avioni përplaset në autostradën e Parisit, 3 të vdekur

Arkiva, Planet, Të fundit
Avioni përplaset në autostradën e Parisit, humbin jetën tre persona


Tre persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të një avioni në një autostradë afër Parisit pasditen e sotme. Siç raportohet avioni u rrëzua pranë Nosiel, në lindje të kryeqytetit francez pasi sipas raportimeve goditi një kavo elektrike. Gjithashtu autostrada ishte mbyllur më pas në të dyja drejtimet, dhe asnjë automjet nuk u përfshi në incident.

Pamjet nga vendngjarja tregonin punonjësit me xhaketa ndriçuese teksa avioni ishte përplasur në zonën qendrore të autostradës. Prokurori Jean-Baptiste Bladier tha se viktimat ishin dy burra dhe një grua, duke shtuar se piloti ishte i datëlindjes 1989. Pamjet e rënda tregojnë avionin që ishte rrëzuar me rrota përpjetë, duke goditur dhe barrierën e autostradës. Zyrtarët ajrorë thanë se kanë nisur hetimin për rrëzimin e avionit të klubit turistik Lognes-Emerainville.

“Një aksident i ngjashëm me të njëjtën kompani fluturimi ishte regjistruar në autostradën A4 pranë Collégien, në veri të Parisit, kur piloti kishte humbur papritur kontrollin e mjetit”, thuhej në një deklaratë të aeroportit të Lognes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *