• |
ide | kryesore

Dua Lipa mohon akuzat e fansave pas festivalit Glastonbury

Paparazzi, Slider


Dua Lipa ka mohuar kategorikisht këndimin playback gjatë performancës së saj në festivalin e famshëm britanik Glastonbury, festivali më i madh muzikor në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja 28-vjeçare e përshkroi performancën në skenën e Piramidës si një “ëndërr të realizuar”, por  ajo u përball nga akuzat se  nuk këndoi live për dhjetëra mijëra fansa. “Imagjinoni të paguani gjithë ato para për të shkuar në Glastonbury dhe të qëndroni atje duke parë Dua Lipën thjesht duke lëvizur buzët. Sa turp,” postoi një fans në Twitter.

Por ipas Daily Mail të Britanisë, Dua hodhi poshtë spekulimet pas paraqitjes në zonën VIP të festivalit. “Unë nuk këndoj playback,” tha ajo.

Artistja më pas festoi për shfaqjen së bashku me të dashurin e saj, aktorin Callum Turner, 34 vjeç, në një bar ekskluziv në vendin e festivalit Worthy Farm. Çifti u shfaq i lumtur teksa mbërriti në hotelin e tyre luksoz, që ndodhet rreth 10 milje nga Glastonbury.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *