• |
ide | kryesore

Franca, koha të bëjë Gjelin. Belgjika e varur te De Bruyne e Lukaku: Portugalia përballë Sllovenisë

F1, Sport
De Bruyne


Sonte do të përcaktohen dy skuadra të tjera çerekfinaliste të Euro 2024. Franca nuk do ta ketë aspak të lehtë të kalojë Belgjikën. Skuadra e Deschamps nuk ka arritur të shprehet në maksimumin e saj, edhe pse konsiderohet favorite kryesore për trofeun, bashkë me Anglinë. Djajtë e Kuq në anën tjetër po vuajnë gjithashtu, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë pas Rumanisë. Tani i takon De Bruyne e Lukakut të marrin për dore skuadrën.

Në Merkur Spiel Arena të Dyseldorfit Franca do të zbresë në fushë në orën 18.00 për tu përballur me Belgjikën për një vend në çerekfinale. Deschamps e ka të qartë se cfarë pritet nga skuadra e tij dhe është gati të lëvizë taktikisht për tu përballur si duhet me belgët. Tekniku po mendon një 4-4-2 romb me Mbappe e Thuram të mbështetur nga Griezmann. Belgjika pret shumë golat e Lukakut, që do ishte golashënuesi më i mirë nëse nuk do ti ishin anuluar të 3 golat e realizuar. De Bruyne pastaj është katalizatori i lojës së teknikut Tedesco.

Lexo më tejFranca harroi lojtarin e saj në stadiumin e Dortmundit

Në mbrëmje pastaj, në orën 21.00 në Frankfurt, Portugalia do të luajë në Deutsche Bank Park përballë Sllovenisë. Të kualifikuar në këtë fazë për herë të parë, skuadra e Matjaz Kek do të kërkojë të befasojë luzitanët, edhe pse vështirë se Portugalia do t’i ngjajë asaj të mundur nga Gjeorgjia në ndeshjen e fundit të Grupit kur Ronaldo e të tjerët kishin siguruar vendin e parë në grup.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *