• |
ide | kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën për lirim, lë në burg Astrit Avdylajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Astrit


Gjykata e Posaçmë kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë këtë të hënë në fuqi masën ‘Arrest në Burg’, për Astrit Avdylin i njohur dhe me nofkën ‘Niçja’. Astrit Avdyli njihet si anëtar i bandës së Avdylajve në Shijak. Ai nuk ka folur para trupës gjykuese ndërsa avokati i tij ka kërkuar një masë më të butë, kërkesë që u rrëzua nga gjykata.

Astrit Avdyli u arrestua këtë të shtunë nga forcat RENEA në banesën e tij në Shijak. Arrestimi i 50-vjeçarit erdhi pas një urdhër arresti të lëshuar nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revanshi’. Astrit Avdyli ishte në listën e 50 personave për të cilët SPAK ka kërkuar masën ‘Arrest në burg’. Arrestimi i Niçës erdhi një muaj pasi u shpall në kërkim, teksa në momentin e rrethimit të banesës ai tentoi t’ju ikë forcave RENEA, ndërkohë që ju gjet dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Mbi Astrit Avdyljan rëndojnë tre akuza, ajo e ‘Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, Grup i strukuruar kriminal’ dhe ‘Pjesmarrje në grup të strukturuar’. Nga bisedat e zbërthyera në aplikacionin ‘SKY’, Astrit Avdyli megjithëse ishte në burg si i dënuar për dosjen 339, komunikonte me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka. 50-vjeçari i vuri në dispozicion Arben Ndokës nipin e atij, Aldo Avdylin për të vrarë Durim Bamin. Arben Ndoka dyshonte se Durim Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

Teksa Durim Bami u arrestua para disa javësh në Dubai, ku pritet një vendim nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara për ekstradimin e tij dhe deri më tani duke shmangur përballjen me drejtësinë, Astrit Avdyli tashmë ka dalë para gjykatës.

50-vjeçari njihet në Shijak dhe jo vetëm si një person me precedentë të theksuar kriminal. Në vitin 2022, Astrit Avdyli u dënua për dosjen 339 me 12 vite burg për prodhim e shitje narkotikësh. Por në vitin 2023, Apeli i GJKKO e ktheu çështjen e tij për rigjykim në shkallën e parë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *