• |
ide | kryesore

Homazhet për Kadare të mërkurën

Arkiva, Lajme, Të fundit


Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11:00. Bëhet me dije se ceremonia do të kryhet nga institucionet shtetërore, konkretisht nga Kryeministria. Aktualisht trupi i Kadaresë ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.


2 Comments

  1. Nje shoqeri qe prodhoi vetem padrejtesi, e ndare per gjysme te urreu me gjithe shpirt. Te urreu njera gjysme qe vuante padrejtesite mbi kurriz pse iu duke i perkedhelur, ndersa tjetra pse iu duke sikur i tradhetove.
    Kur koha kalon perceptimet shuhen, vepra mbetet! Gjete paqe aty ku je tani!

  2. TSB, Zoti te ndihmofte dhe te uroj fat ne cdo gje.

    Komenti yt eshte komenti me me peshe dhe I sakte qe kam pare deri sot.

    Ikja nga jeta e Kadarese ishte nje nga frikerat e mija me te medha edhe per faktin se e kisha idhull si shkrimtar por edhe per faktin se e di qe nuk do e zevebdesojme dot me.

    Per shume shqiptare, Kadareja eshte teper lart dhe shume shqiptare nuk e meritojne.

    Gjynah I madh ti thuash komunist ketij gjeniu qe e luftoi ne menyren e tij ate sistem.

    Sic e the edhe ti, keto jane perceptime meskinesh.

    Vetem vepra mbetet!

    Poshofsh ne paqe gjigand dhe Zoti qofte me ty …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *