• |
ide | kryesore

Mbetet në burg Astrit Avdylaj, punoi për vrasjen e Durim Bamit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Astrit


Gjykata ka lënë në burg Astrit Avdylajn, kokën e grupit kriminal të Shijakut që u kap nga përgjimet e SKY ECC. Avdylaj nuk ka preferuar të flasë në seancën e njohjes me masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme.

Nga ana tjetër, avokati i Avdylaj, ka kërkuar një masë sigurie më të butë për klientin e tij, por kërkesa është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme.

Astrit Avdylaj u arrestua ditën e shtunë në banesën e tij, pas një operacionit të SPAK dhe agjentëve të BKH-së të mbështetur nga forcat RENEA.

Astrit Avdyli dyshohet nga SPAK, se ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën.

Gjithashtu SPAK thotë se Avdyli ka futur ilegalisht nga Mali i Zi nipin e tij Aldo Avdylin, duke u ndihmuar edhe nga biznesmeni Miri Bruli që të vinte për të kryer vrasjen e Bamit me Arben Mërkurin, dhe do të kishte alibinë që ndodhej jashtë vëndit.

Rezulton sipas SPAK, se jo vetëm Emiljano Shullazi dhe Behar Bajri dispononin pajisje të koduara në qeli, por edhe Astrit Avdyli. Për të është ngritur akuza e futjes së sendeve të ndaluara në paraburgim kur ndodhej në qeli për dosjen 339.

Ai akuzohet gjithashtu për grup i strukturuar kriminal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *