• |
ide | kryesore

Grupi i Avdylajve/ Si dolën nga burgu patronazhistët që trafikonin kokainë dhe blinin vota për PS në Shijak

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Lirimi nga burgu i Astrit Avdylajt, Jasin Kala dhe Fatos Llavdiut, të tre të akuzuar për trafik droge, rikthen në vëmëndje shërbimin që i bënë këta Partisë Socialiste në Shijak për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. I konsideruar si një ndër personazhet kryesorë të grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylaj ishte në rolin e patronazhistit të PS-së sipas vetë drejtuesve të kësaj partie.


Por kur policia goditi grupet kriminale me operacionin “Vol-Vo 4”, u zbulua se linjat e trafikut që nisnin nga Amerika Latine apo nga Turqia bashkoheshin në qytezën e vogël të Shijakut, nën kontrollin e Avdylajve dhe prej andej shpërndaheshin mes grupeve të tjera kriminale brenda dhe jashtë vendit.


“Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli…strumbullarë të furnizimit me drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhej në dosjen e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara që hetuan për një periudhë kohe Avdylajt.

Lexo edhe: Nuk kaloi vettingun/ Kreu i Apelit Shkodër: S’lirova Astrit Avdylajn

Lexo edhe: Trafikanti Avdylaj për Ramën: Po punoj t’i japim një 10-0 që edhe ai sipër të habitet

Lexo edhe: Dosja “Avdylaj” shkon në gjykatë, akuzë për grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge

Dako e prezantoi Astrit Avdylajn si patronazhist të PS

Para se të zbulohej keqpërdorimi i të dhënave personale të qytetarëve për të monitoruar bindjet politike, socialistët e pranonin hapur se pjesë e skemës së patronazhit, mund të bëhej kushdo, edhe njerëz me rekorde të rënda kriminale.

I tillë ishte rasti i Avdylajve në Shijak, vëllezërve që u rekrutuan nga Vangjush Dako për të mbledhur vota, pavarësisht përfshirjes në trafik droge, vrasje, shfrytëzim prostitucioni etj.

Ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e prezantoi Astrit Avdylajn si pjesë të skemës së patronazhit, siç duket në videon më poshtë e marrë nga një intervistë në Report Tv

Vangjush Dako: Patronazhimi apo censusi që i themi ne, është një detyrë që e ka Partia Socialiste dhe e ka çdo organizatë e saj, e cila merr listën e qytetarëve që jetojnë në atë zonë dhe e çmonton,”ky është refugjat”, “ky tjetri nuk vjen në votim”, “ky voton PS” “ky për PD” “ky me pikëpyetje” “këtë nuk e di” etj etj.

Gazetari: Deri këtu është në rregull. Edhe kur e bën PS. Po pse duhet ta bëjë Astrit Avdylaj këtë?Ky është momenti kompromentues.
Dako: Ai është vetëfutur dhe është duke punuar për fushatë për të ndihmuar Partinë Socialiste. Po punon. Po punon si një militant i thjeshtë. Në Shijak dhe në shumë qytete të vogla të Republikës së Shqipërisë, kjo është forma e fushatës. Njerëz që ty nuk ta merr mendja që merren me fushatë, janë njerëz marrin taksinë, marrin veturën e vet ose marrin furgonin hipin qytetarët dhe i sjellin tek qendrat e votimit. Punojnë më shumë se një militant i Partisë”

Lexo edhe: Përgjimet e reja/ Si bleheshin votat në Durrës nga Gjushi dhe Avdulaj

Lexo edhe: Detajet/ Si i justifikoi Dako përgjimet me “Niçen” përpara prokurorëve

Lexo edhe: Përgjimet që ‘fundosin’ Vangjush Dakon në blerjen e votave me grupin kriminal të Shijakut

 

Por çfarë zbuluan telefonatat e përgjuara?

Fraksioni i dosjes 339 që kishte të bënte me zgjedhjet, tashmë është arkivuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK. Përgjimet zbuluan se kush dhe si blihej vota në Shijak. Në rolin e patronazhistëve, Avdylajt, ishin angazhuar të mblidhnin vota për Partinë Socialiste, ndërsa paralelisht negocionin për grumbullimin e kokainës që vinte nga Amerika Latine, apo për heroinën që përpunohej në Has.

Lexo edhe: Profil i Avdylajve/ Të fortët e Shijakut, drejtues të ‘superorganizatës’ së trafikut dhe manipuluesit e zgjedhjeve

Lexo edhe: Përgjimet e Bild/ Kush janë zyrtarët e PS të kapur në pazare me Avdylajt (EMRAT)

Lexo edhe: E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Publikimi nga gazeta gjermane Bild, i bisedave të përgjuara dëshmoi se Dako kishte shumë më tepër se një njohje rastësore me Astrit Avdulajn, madje dhe me një ish të dënuar për vrasje Vath Alla. Madje Avdulaj ishte në dijeni dhe të takimeve që Dako zhvillonte me kryeministrin. Më poshtë transkripti i një prej telefonatave të publikuara nga Bild.

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur

Vangjush Dako: Ça bone

Astrit Avdylaj: Ça bëhet

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Lexo edhe: Kush është Ilir Ndraxhi, deputeti i PS që del në përgjimet e BILD

 

Lexo edhe: Historia/ Si e varrosi “drejtësia e re” dosjen 339/1

Lexo edhe: Listat/ Çfarë fsheh ‘skuadra’ e Rilindjes në Durrës

Rizgjedhja e Ilir Nraxhit, deputetit të preferuar të Avdylajve në Shijak

Vetë Avdylajt e kishin të preferuarin e tyre në grupin e PS-së, deputetin Ilir Nraxhi, që u konfirmua edhe në zgjedhjet e 25 Prillit në 2021. Nga përgjimet e dosjes 339 të publikuara nga BILD u zbuluas se Astrit Avdylaj i kërkoi Vangjush Dakos, kandidimin e Ilir Nraxhit si deputet i listave të PS.

Në përgjimin e publikuar nga prestigjozja gjermane “Bild” dëgjohet se si Astrit Avdylaj telefonon kryebashkiakun e Shijakut, Ardian Kokomanin dhe i thotë se do takohen bashkë me Dakon në kafe, për të futur në listën e kandidatëve për deputet të PS-së, emrin e kandidatit Ilir Ndraxhi.

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëherë, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës…. Pa merak pa merak.

Më poshtë është përshkrimi që Bild i bëri telefonatës së përgjuar.

“Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kryebashkiakun e Shijakut për të caktuar një takim me të, me Vangjush Dakon dhe me “Lirin” (Ilir Ndraxhi), një person që grupi kriminal i Avdylajve kërkon që të vendoset si kandidat i PS-së. Takimi mbahet me një synim: finalizimi i marrëveshjes që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së plotë të këtij klani në fushatën elektoralë të PS-së në Durrës”.

Pikëpyetje të forta u ngritën pas rikandidimit të Ilir Nraxhit në Shijak edhe në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas të gjitha gjasave, megjithëse Avdylajt u goditën nga policia, ata sërish ruajtën kontrollin në zonën e Shijakut, ndërsa pak ditë më parë u liruan nga burgu, për shkak të zgjatjes së afatit të hetimeve./Lapsi.al

6 Comments

  1. Gjithkush mund te flase per dhunen ndaj gazetareve, ta denoje ate, por qe te flase Berisha i cili ka futur gazetaret ne burg, ka djegur redaksine e gazetes Koha Jone, ka dhunuar gazetaret Bardhok Lala, Zamir Dule, Edi Rama, Erion Brace e deri gazetare spanjolle, çka e renditi ne 10 armiqte me te medhenj ne bote te shtypit, eshte vertet nje ironi e fatit!

  2. Ai ka përgjuar dhe regjistruar Lulzim Bashën gjatë kohës që është bërë sajimi i videos “Babale” dhe ajo do të publikohej, Salianji me kamera, apo me audio-përgjues, me stilolapsa apo mjete të tjera, ka mundur ta regjistrojë Lulzim Bashën në zyrën e tij, në bisedën që kanë bërë për publikimin e këtij materiali dhe shitjen për publikun si video-skandal.

    Megjithëse kanë qënë në dijeni se personi i regjistruar me audio-përgjimin “Babale”, nuk ka qënë vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

  3. Shko mor te qifsha Rilindsen Prandaj se ishte “sajim Babale”, Gerond Xhafa shkoi e u fut ne burg me kembet e veta ne Itali. Ju eshte per tju qire robt o shoke komuniste rracmuta,

  4. Tritan Shehu “tradhton” Berishën, uron Departamentin Amerikan të Shtetit: Urimet më të mira,ti je fiks shpellkar ku 1×2 bejne 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu