• |
ide | kryesore

Dosja “Avdylaj” shkon në gjykatë, akuzë për grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në seancën paraprake për dosjen 339 e kalon për gjykim çështjen.

Vendimi është marrë nga gjykatësja Irena Gjoka, e cila një muaj më parë ia ktheu dosjen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të pandehur përfundojnë grupi i Avdylajve të Shijakut, në total 22 persona.  Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Në prill, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ktheu për plotësim hetimesh një pjesë të dosjes “339”.

Gjykata i dha SPAK-ut 2 javë kohë për të saktësuar faktet për secilin prej të pandehurve.  Mes të pandehurve janë edhe Avdylajt e Shijakut të akuzuarit edhe për laboratorin e drogës në Has.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimi, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.

Gjatë hetimit pasuror janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.  Dosja 339 u hap në vitin 2016 pas përgjimeve ndaj një rrjeti që trafikonte drogë ndërskohë që hetimi zbardhi edhe episode të manipulimit të zgjedhjeve ku përfshihej edhe ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, dosja e të cilit është ende nën hetim.

Të pandehur:

Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani),
Altin Avdyli,
Jasin Kala (alias Avdyli),
Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka,
Esat Mehmeti,
Petrit Sulejmani,
Saimir Sulejmani,
Hajri Seferi,
Orges Jahelezi,
Shkëlqim Avdyli,
Denis Llaftiu,
Saimir Gjepali,
Mario (alias Edinjo) Zeqiri,
Elton Shehaj,
Fatos Llaftiu,
Ardit Gjyriqi,
Admir Hoxha,
Hekuran Hoxha,
Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini),
Xhemal Shala,
Xhevit Shuti,
Flamur Çelaj,
Vehbi Berushi,
Mustaf Shuti,
Anila Shuti



3 Comments

  1. Qenka mërzit Berisha pse kam sulmuar dje shkuarjen e Ramës tek televizioni shtëpisë tij. Dhe qenka hedh në sulm duke publikuar fotot e fëmijëve të mij duke i përfshirë dhe ata si “mafjozë të shtypit” meqë e kanë babain gazetarë.
    Ata janë rritur duke vuajtur problemet e babait të tyre me politikën dhe për fat janë shkolluar mirë dhe janë në punë të tyre . Mua ma kanë bërë më të lehtë jetën ndryshe nga Saliut, që përveç të vrarëve të vet duhet të numurojë dhe 26 të djalit. Dhe jetën private e kanë më të mirë. Së paku deri tani smë janë martuar me ndonje kushërirë, apo rrospie hotelesh.

  2. Të rroni vetë Luli, vrasës me pagesë! T’ju kenë uratën b*thlëpirësat që po thinjen duke pritur të bëhesh kryeministër e të “kapin nai gjo”

  3. Jane bere aq shume dosje kriminale te lidhura me qeverine sa nuk i mbajme mend kush eshte njera kush eshte tjetra. Dosje mbas dosje. Nje zot e di sesi qendron ne kembe akoma ajo qeveri????? Ose ndoshta shqiptareve su ben me pershtypje krimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *