• |
ide | kryesore

Policia greke mësyn në burgun e Janinës, kush është shqiptari që dyshohet se kontrollon shpërndarjen e drogës (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një operacion policor i forcave speciale greke ka përfunduar në revoltë në burgun e Janinës. Siç raportohet ka përfunduar hetimi katët mujor i autoriteteve greke për një grup brenda burgut të Stavrakiout në Janinë, i cili kontrollohet nga shqiptari Edmond Përbasha, ku njiher si “Bossi” apo “Shefi”. Përbasha së bashku me bashkëpunëtorë të tij përfshirë policë, gardianë e zyrtarë, ai kontrollonte veprimtari të paligjshme përfshirë shpërndarjen e drogës.

Por ende nuk dihet se për cfarë veprash bëhet fjalë, por burime jozyrtare thonë se janë evidentuar të paktën 70 raste të veprimeve të paligjshme me qëllim përfitimi. Ndërkohë forcat speciale EKAM dhe MAT, bashkë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm kanë ndërhyrë në burg prej orës 06.00 të mëngjesit për të ekzekutuar disa urdhër arreste si dhe për të kryer kontrolle për drogë, armë, celularë etj.

Gjithashtu urdhër arrestet mësohet se janë për persona brenda e jashtë burgut, përfshirë policë, gardianë e zyrtarë. Kontrollet kanë shkaktuar revoltë ndër të burgosurit, të cilët kanë djegur dyshekë e sende të tjera. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse, ndërkohë që forca të shumta policore vazhdojnë operacionin. Disa prej të burgosurve mësohet se janë transferuar. Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje ka mbërritur edhe Prokurori./ Burimi EleftherosTypos.gr


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *