• |
ide | kryesore

Profil/ Kush ishte shkrimtari i shquar Ismail Kadare, përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë

Lajme, Të fundit


Një nga legjendat e letërsisë shqiptare i njohur botërisht, Ismail Kadare ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e ditës së sotme.

Poeti dhe shkrimtari i shquar, Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Në qytetin e Gjirokastrës, Kadare përfundoi edhe arsimin e mesëm. Ai është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi. Në vitin 1958, Kadare ka mbaruar degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e ka nisur si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por është bërë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që është pasuar nga vëllimet e tjera poetike, si: “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk është lejuar të botohej i plotë deri në vitin 2003. Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e ka trajtuar edhe në romanin “Kështjella” (1975). Në romanin “Kronikë në gur” (1970) Kadare ka kritikuar psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj, shkruan KosovaPress.

Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Pallati i ëndrrave” (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare kishte vendosur të largohej nga Shqipëria dhe të qëndronte në Paris. Shkrimtari në atë kohë e ka përligjur këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e kanë dënuar largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk është ndaluar. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij është bërë shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 ka bartur të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 ai është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 ka fituar çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ismail Kadare më 23.06.2012 është nderuar me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai ka dalur fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës, ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare ka shkruar edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

Kadare ishte i martuar me shkrimtaren, Helena Kadare, dhe kanë dy vajza. Vajza e madhe, Gresa mbaroi Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Francë vijoi dhe kreu studimet në Universitetin e Sorbonës dhe punon si shkencëtare dhe pedagoge në Francë. E vogla, Besiana ka qenë ambasadore e përhershme e Shqipërisë në UNESCO, e liruar nga detyra më 2016 u emërua ambasadore e Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke mbuluar edhe përfaqësuesen e Shqipërisë në Kubë, jo rezidente.


8 Comments

  1. JO PA QËLLIM e filluam Demon-kracinë të prirë nga parulla: “Bashkëfajtorë dhe Bashkëvuajtës”. A nuk ishim vetë ne që shkatërruam atë ç’ka ndërtuam në 45 vite punë, gjak e sakrifica?

    Askush nuk analizon po ashtu faktin se, si në fillim të viteve 90-të e mbushën QSUT me militantë të ardhur nga rrethet, që si të gjithë të ardhurit në Tiranë e në rrethinat e saja ata/ato “kapën tokën e pa zanum”. Nuk zbritën thjesht për HUMANIZËM duke i braktisur postet e punës në rrethet përkatëse, POR për “Para, Plaçkë e Poste” (PPP e Homos demon-craticus)….

  2. I pari kinse intektual qe u shit tek kry-hajduti, e te gjithe halete e tjera pas tije,deri tek i fundit qe kerkonte viktimizohej me handikapin e femijes, per tu justifikuar qe nuk shkruante me fejtone kunder hajduterise, dhe mori shambull nga kadare. Kane dhjete njembedhjte vite qe stani i mendimit te klasit te larte stallor nuk pipetin, me keq se ne kohen e merhumit. Motoja e tyre: -“Shtemi te gjithe pa dallim feje dhe i deje” E keshtu o miq shkon vendi cope cope me ndihmen e ketyre zorraxhjve te gjoja mendimit….Merni, merni para per tradhetine qe i béni ketj vendi se te gjitha me vete do i merni, siç i moi Kadare, atje ne varr te zi!………….

    .Te mallkuar qofshi nga i pari tek i fundit!!!

  3. Ku t’i kerkoj rrenjet e tua parti
    Si nje rrap madheshtor ke mbire ndane rruges ku shkojne shterngatat… Poeme per PPSH
    Natyrisht qe per personin qe ka nderruar jete nuk duhet folur keq, por Kadare ka qene shkrimtar i madh, por njeri i vogel. Mjafton te kujtojme se cfare ka shkruar per poetin tone kombetar Fishten, per ta kuptuar xhelozine e tij. Nuk po vazhdoj me detaje te tjera, por mjafton fakti qe ka qene nenkryetar i frontit per ta kuptuar servilizmin.
    Pushofte ne paqe dhe I Madhi Zot ia paste falur te keqiat.

  4. Kush ishte?
    Ishte ai qe u arratis ne France ne 1989…
    Dhe pasi e pyeten pse s’kthehesh ne Shqiperi ne vitet 90, u pergjigj se frymezimi i vinte vetem kur ulej per kafe perballe me kullen Eiffel…….

    Nese i keni harruar…., ju kujtojme edhe te tjera!

    1. po ti thuaj nje titull liblri te tij o anadollak injorant. Ik lexo ndonje liber se ngele ketu si pushka Saliut. Ik o kar se e dim shum mir se kush ishte, ne qe kemi lexuar. Ti anadollak ik e lexo qe ta marresh vesh kush ishte. Na mbyti injoranca ja qifsha jeten. Nivel mizerabel.

  5. I paska sul Xeni zagaret dhe ne diten e vdekjes te gjigandit shqiptar. Ju nuk jeni as zagar, po jeni si ato hijenat qe shkojn te shqyejn kufomen. Anadollak deri ne peshtirosje. Fitoreeee, fituat dhe sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *