• |
ide | kryesore

Sherr mes deputetëve në Komisionin e Shëndetësisë për skandalin te Onkologjiku

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në Komisionin për Shëndetësinë, Punën dhe Çështjet Sociale pati debate të ashpra mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të pozitës.

Që në fillim të mbledhjes Albana Vokshi kërkoi të ndryshohej rendi i ditës dhe të diskutohej për çfarë ndodhi te Spitali Onkologjik ditët e fundit. Pas saj ndërhyri Ilir Metaj, që kërkoi që në fillim të mbahej 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë. Pas nderimit, Albana Vokshi rikërkoi ndryshimin e rendit të ditës.

Pjesë nga debatet:

Albana Vokshi: Sot ne duhet të bëjmë dëgjesë për çfarë ndodhi në Onkologjik. Ne kemi kërkuar prej kohësh të bëjmë dëgjesë për këtë dhe nuk e keni pranuar. Mjekët nuk kanë faj aty, se po mundoheni t’ua hidhni fajin mjekëve kur në fakt është sistemi juaj që e ka çuar punën në këtë pikë.

Ministrja, ish ministrja duhet të marrin përgjegjësinë duhet të pranojnë fajin se ata e kanë. E tha edhe Zëri i Amerikës, vetëm ju nuk e paskeni dëgjuar. Se shkon Kryeministri juaj dhe ua hedh edhe ai fajin mjekëve, edhe ju këtu vazhdoni avazin e tij.

Ilir Pendavinji fillon të flasë, ndërpritet nga Albana Vokshi dhe Zheni Gjergji.

Ilir Pendavinji tenton të flasë po ndërprerja vazhdon. Ka debat pa mikrofon.

Ndërhyn Klodiana Spahiu, që gjithashtu nuk lejohet të flasë nga Zheni Gjergji që e ndërpret.

Kërkon fjalën Ilir Metaj, sapo fillon të flasë ndërpritet nga Zheni Gjergji që i kundërshton sapo nis të flasë.

Ndërhyn Milva Ekonomi që i kërkon Zheni Gjergjit të mos ndërpresë kolegun.

Milva Ekonomi: E keni bërë zakon ndërprerjen tonë. Mjaft më se nuk vazhdohet kështu. Nuk është etike dhe mjaft e shkelët rregulloren.

Zheni Gjergji: Ndërpres sa herë që ju thoni gënjeshtra!

Ilir Metaj: Cili u ka mbushir mendjen që jeni ministrja e të Vërtetës?

Zheni Gjergji: Atë e di unë, jam kryetare komisioni!

Milva Ekonomi: Po bëheni abuzuese komisioni.

Fjalën e rimerr Ilir Metaj.

Ilir Metaj: Ajo shëmti kriminale që mori nje fytyre keto ditë nuk u ngjiz keto ditë. Ajo ka qene aty, qysh prej 30 vitesh, shume më e madhe por njesoj kriminale.

Ajo na kujton dhe nje here sa llum kemi për të pastruar. Ajo na tregon edhe se lopatat nuk mjaftojnë, buldozere më të fuqishem duhen për ti shkulur nga rrënjët që keni ngulur ju.

Se keto fytyra që shfaqen sot kanë qenë aty dhe me më shumë shokë qyshkur në pushtet ishit ju.

Dhe e benin pazarin e ndyrë në ambientet edhe më të ndyra të spitaleve që vetëm emrin kishin të tillë.

Po sot nuk ka vlere kush ka më shumë llum. Sot sfida jonë është zero llum.

Pa marazet personale për emrat e perveçëm nxirrini në kutitë e votimit, jo këtu, atje e merrni përgjigjen sikurse e keni marrë!

Dhe ndjesë që më detyroni ta them për shkak të ndërprerjeve tuaja kryetare, po që ju të tentoni të drejtoni e të rregulloni opinionin tim, është njësoj si një gërnetë e thyer të dirigjojë një simfoni klasike.


1 Comment

  1. Këta qente e ridhjerje kanë 12 vjet në pushtet dhe akoma bëjnë krahasime me vitet e shkuara si etërit e tyre që bënin krahasime me vitin 1938-edhe ne vitin 1985.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *