• |
ide | kryesore

Skandali tek Onkologjiku, Rama takohet sot me shefat e shërbimeve në QSUT

Lajme, Të fundit


Pas skandalit të Onkologjikut, që ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT. Sipas burimeve, mbledhja do të zhvillohet orët e paradites në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Bluzat e bardha tashmë gjenden në një situatë ku janë cenuar raportet e besimit midis mjekëve dhe pacientëve.

Ishte Prokuroria e Tiranës ajo që zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut që në vend të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Në njoftim sqarohet se që të mund të përdorej kjo aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA.

Mjeku Edmond Gashi u la në “Arrest shtëpie”, Halil Gashi dhe farmacisti Florian Marku, po ashtu u lanë në “Arrest shtëpie”. Mjekja Alketa Pere, zv.drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatori Emiljano Lela, u lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza dhe zëmërimin më shumë e kishin me gazetarët. Por ndërkohë që secili prej mjekëve pretendojnë pafajësi, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin e Onkologjikut.

 


3 Comments

  1. Mos flsini per ato çfare Mekembesja ime ka vjedhur,guxoni e hapni gojen dhe i dine patronazhistet te gjitha kujdes,jeni ok,te gjithe po vjedhim,te gjithe po plaçkisim dhe ne fund te fundit populli qyqar qe e blej me parate e tyre po e heq,ju çfare keni ?Patronazhiste dhe monstra donit ne drejtim,tanime i keni,rektor deshet nje funderrine socialiste per UM ua dhame nje hajdut mw çizme,çkeni qe ankoheni e flisni lart e poshte ,do thote kryemonstra e lindur e rritur si pjelle e ndyre,perverse e urejtese e popullit Shqiptar,vete mashtruesi,hajduti dhe tallesi edvin rama,i biri i te jatit vrases !

  2. JO PA QËLLIM e filluam Demon-kracinë të prirë nga parulla: “Bashkëfajtorë dhe Bashkëvuajtës”. A nuk ishim vetë ne që shkatërruam atë ç’ka ndërtuam në 45 vite punë, gjak e sakrifica?

    Askush nuk analizon po ashtu faktin se, si në fillim të viteve 90-të e mbushën QSUT me militantë të ardhur nga rrethet, që si të gjithë të ardhurit në Tiranë e në rrethinat e saja ata/ato “kapën tokën e pa zanum”. Nuk zbritën thjesht për HUMANIZËM duke i braktisur postet e punës në rrethet përkatëse, POR për “Para, Plaçkë e Poste” (PPP e Homos demon-craticus)….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *