• |
ide | kryesore

Vdekja e Kadaresë, e marta dhe e mërkura shpallen ditë zie kombëtare

Arkiva, Lajme, Të fundit


Qeveria vendosi sot që e marta dhe e mërkura të shpallen Ditë Zie Kombëtare për nder të vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Sipas vendimit, homazhet publike dhe ceremonia shtetërore dhe publike do të organizohet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë.

VENDIMI I PLOTE

SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, ISMAIL KADARE, PERSONALITET I SHQUAR I LETRAVE SHQIPE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën, përkatësisht, në datat 2 dhe

3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

4. Në orën 13:00, datë 3.7.2024, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.

5. Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.

6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:
Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
– Ministrin e Mbrojtjes;
Ministrin e Brendshëm;
Kryetarin e Bashkisë Tiranë;

– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
Përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit;
Përfaqësues nga zyra e Shtypit të Kryeministrit.
7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.
8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI


9 Comments

  1. Po Agim Doçin poetin,tekstexhiun e dhjetra kengëve te festivalit.i shume poezive kushtuar Kosoves,i marshit të -UÇK-pse nuk i bete nje homazh te pakten,cfare ka me shume ky shkrimtari i oborrit komunist qe i thori elozhe vetem diktatorit -Erdhjer-.

  2. “Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti”… bastard i rilindur. Per nje vend pune te se bijes ne OKB u legenos deri ne fund te jetes pa kerkuar nje here ndjese te vetme per hosanat qe i thurte bashkqytetarit te tij vampir te sokakut te te marreve. I mjeri malo…ju legenos e shiti lekuren per 2 aspra liderit boteror.

  3. Rama tha se nepermjet veprave te kadarese ka mesuar gjuhen shqipe dhe eshte “dashuruar” me te, nderkohe qe I urren shqiptaret dhe trojet e saj. (duke i coptuar e shitur per 5 cent)

  4. E rrota kari ju qe keni shkruar me lart

    Vemje te vogla qe nuk dilni dot pertej verbise tuaj meskine.

    Kadare eshte aset kombetar I pazevendesueshem dhe nuk do arrihet kurr me.

    Veprat e tij dhe marrja e Cmimit Nobel ( qe nuk erdhi per shkak te vemjeve si ju) jane jehone e perjetshme per Shqiptaret

    Si nuk e kuptoni nje fakt kaq te thjeshte o robqira burra.

    1. Ik mor legen, kadareja ishte talent letrar në shërbim të enverit e edvinit!

      Njëlloj si robert ndrenika e shumë talente të tjerë që i shërbyen edvinit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *