• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo humb një 11 metërsh, Portugalia kuaifikohet me penallti: heroi I luzitanëve është Diego Costa

Euro 2024, F1, Sport
Euro 2024


Portugalisë iu deshën penalltitë për të eliminuar Slloveninë në fazën e 1/8-të të Euro 2024, që u mbyll me fitoren 3-0 të luzitanëve. Në Deutsche Bank Park në Frankfurt, ndeshja u mbyll 0-0 në 90 minutat e rregulla, me një Oblak të kujdesshëm dhe të aftë për t’i mbyllur disa herë portën palës portugeze. Kur filluan shtesat, ata e kishin edhe mundësinë e artë për të shënuar, por Ronaldo gaboi përballë Oblak, duke shpërthyer në lot nga dëshpërimi. Nga ana tjetër, Sesko mori dhuratë nga Pepe një pasim të artë dhe u nis i vetëm drejt zonës, por Diogo Costa i mohoi golin në limite, duke mbajtur në lojë skuadrën e tij. Në gjuajtjen e penalltive, Diogo Costa ishte vendimtar dhe hipnotizoi Iliçiçin, Balkovecin dhe Verbiçin duke i dhuruar Portugalisë kualifikimin.

Një pjesë e parë nën zotërimin e Portugalisë, por pa raste të pastra për shënim, me përjashtim të atij që kishte në këmbë Palinha. Oblak ishte i pakalueshëm, duke ndalur cdo tentativë të luzitanëve, ku protagonist kryesor ishte Ronaldo. Kapiteni 39 vjecar provoi sidomos me goditje dënimi, rrezikshëm, por pa gjetur mënyrën për të mundur portierin e Sllovenisë.

Në të dytën, Martinez shtoi forcat në sulm, duke dalë majde me katër sulmues. Diogo Jota e pastaj edhe Conceicao nuk thyn dot barrierën e sllovenëve, që synimin kryesor ishte të mbanin fushën. Kundërsulmi i Sesko trembi në ndonjë rast Pepe, por ishte shumë pak për të bërë surprizën.

Në çerekfinale, e cila do të luhet të premten më 5 korrik në Hamburg, do të jetë një sfidë kundër Francës në njërën anë të shortit, e cila tashmë sheh Spanjën dhe Gjermaninë të përfshirë në sfidën tjetër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *