• |
ide | kryesore

Berisha mban 1 minutë heshtje për Ismail Kadarenë: Ngriti në Olimp letërsinë shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. ‘Shqiptarët i dhanë lamtumirën sot gjeniut botëror të letrave’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Të kauzës së shpëtimit të kombit shqiptar dhe Shqipërisë!

Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, oratorëve fjalëzjarrtë të kësaj platforme që rrezatojnë në të katër anët të vërtetat e diktaturës së bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, sot shqiptarët në Tiranë, Shqipëri dhe kudo që ndodhen i dhanë lamtumirën e fundit gjeniut botëror të letrave, shkrimtarit që qëmtoi në kohëra shpirtin shqiptar, shkrimtarit atdhetar që arriti apo ngriti në një Olimp të vërtetë letrat shqiptare, Ismail Kadaresë.

Ndaj dhe unë, për të shprehur nderimin, mirënjohjen tonë të pakufishme për shërbimet e tij ndaj kulturës, shpirtit dhe kombit shqiptar, ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadarenë.

I përjetshëm kujtimi i tij!


9 Comments

  1. Ne nderim te “gjeniut te letrave shqipe” , me poshte po shkruaj pjese nga poezia “partia ime”

    e Kadarese .

    Ate qe dot s’me jepte kush
    partia ime, ti ma dhe,
    dhe n’nje armate shokesh sup me sup
    me madheshtoren permbi dhe

    Me mijera zemra qe jane lidhur
    si ene komunikuese varg
    ne dejte e mi me ane te tyre
    sec rrjedh gjaku yt i madh.

    E verteta eshte se ne kohen kur Kadare shkruante se ne dejt e tij rridhte gjaku i madh
    i partise, Shqiperia ishte skuqur nga gjaku i mijera e mijera njerzve qe Partia te ciles i thur hymne ,
    i kishte vrare, torturuar e gjymtuar, qindra shkrimtare e artiste ishin vrare apo burgosur,
    se disa nga korifejt e letersise shqipe si Fishta dhe Konica ishin ndaluar, se liriku me i madh
    sqiptar Lasgush Poradeci ishte rrethuar me heshtje , se vete Kadare u angazhua ne denigrimin
    e “Homerit Shqiptar” Gjergj Fishta.

    kurse ajo “armata e shokeve sup me sup” ishte armata e zhelateve, e krimineleve te veshur
    me pushtet, e vraseseve dhe toerturuesve te mijera e mijera njerzve qe fajin e vetem kishin se
    donin lirine.
    e torturuesve

    1. Bravo, besoj se shumë komentues janë shumë më afër të vërtetës për kadarenë si talent në shërbim të komunizmit dhe neokomunizmit rilindas, se sa elozhet e hiperbolizimet sikur kadareja ka shpëtuar Shqipërinë, biles edhe Doktori për të cilin kadareja me sa di unë ka qenë kundërshtar me doktorin

      1. Komunistët vdesin, por nuk dorëzohen.
        Sa të kemi ty o Salë, ne jemi po aty.
        Nuk e harrojmë jjëri tjetrin.
        Mishin ja hamë, por kockën ja ruajmë.

      2. Kadare ka qen kandidat per nobel disa her, nuk ka nevoj per gjykimin e ca idjotave trushkulur qe shofin vetem kuq e blu. E ka vleresuar bota me shum se shqiptaret, keshtu qe boll hengret mut inacorash kot. Then kete, ISmaili ka qen me shum disident se Saliu qe slante doren kur ja dha Enverit. Ismaili ka shrkuajtur pallati i endrrave dhe pashallaret e kuq qe vetem idjoten nuk e kuptojn qe ishin kunder sistemit si libra.

    2. edhe Saliu sekretar partie me teser te PPSH ishte. Ca hipokrizie, vetem te te tjeret e shifni komunizmin po te shefi juaj qe eshte kokrra e enveristit dhe vazhdon me metodo enveristi, nuk e shinfi dot komunizmin se u ka zen syt urretja per te tjeret.

  2. Kam lexu librat e Kadarese, dhe ka nje ekzagjirim per rolin e tij brenda diktatures. Ne librat e tij duket qarte perpjekja sternjerzore per te lavderuar partine ndryshe nga levdatat e te tjereve qe sdinin te shkruanin aq mire. Mgjt rest in peace. Kjo eshte historia njerezore. Ata qe u perballen realisht me diktaturen as pluhuri nuk i gjendet.

  3. Ironike eshte qe vetem ai sistem qe Kadareja e “goditi” aq mjeshterisht mund ta promovonte. Te ishte ne Shqiperine e sotme Kadaren sdo e afronte njeri as si gazetar te remdomt.

    1. Po ik boll fole budalleqe. ate e propozuan disa her te huajt per kandidat nobel, ti po na thua sbehej as gazetar. Normale qe ketu nuk behej se te behesh gazetar ketu duhet te jesh analfabet dhe buthlepires i shefit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *