• |
ide | kryesore

Deputeti Asllan Dogjani mbi dy orë në SPAK, zbulohet arsyeja

Arkiva, Lajme, Të fundit
Asllan Dogjani.jpg


Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve, përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani.

Kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në Prokurorinë Speciale.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, në lidhje me problemin e disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit, por kërkesë u rrëzua.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *