• |
ide | kryesore

Ekstradohet sot nga Greqia në Shqipëri Laert Haxhiu

Lajme, Të fundit


Laert Haxhiu do të ekstradohet ditën e sotme nga Greqia për në Tiranë. Haxhiu është dënuar nga Gjykata e Posaçme për masakrën e Lushnjes, me burg të përjetshëm.

Ndërkohë që në Kakavijë kanë shkuar 3 furgona policie të sigurisë së lartë për të shoqëruar Haxhiun drejt burgut. Deri në Kakavijë, Haxhiu do të sillet nga policia greke, më pas do tu dorzohet forcave speciale shqiptare.

Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Laert Haxhiu është gjykuar në mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *