• |
ide | kryesore

“Hiqi kamerat”/ Laert Haxhiu kërcënon gazetarët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Laert


Janë publikuar pamjet nga ekstradimi nën masa të rrepta të sigurisë të të shumëkërkuarit të drejtësisë Laert Haxhiu.

Në momentin që policia greke e ka dorëzuar Haxhiun tek pala shqiptare, ai ka kërkuar që të mos filmohet.

“Hiqini kamerat”, ka thënë Haxhiu në një moment, kur ka parë se ishte duke u filmuar. Haxhiu iu flet gazetarëve ashpër, teksa ishte rrethuar nga forca të shumta policie.

32-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra penale si “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Laert Haxhiu ishte në kërkim për disa vepra të rënda penale. Ai është gjykuar në mungesë për atë që njihet si masakra e Lushnjës, ndodhur në shtator 2017.

Në atë ngjarje të rëndë humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objekt i atentatit dyshohet se ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *