• |
ide | kryesore

“Në Shqipëri kujtojnë vetëm të këqijat”/ Takimi i fundit i Kadaresë me Agollin (video virale)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kadaresë


Prej dy ditësh në mediat online po qarkullon një video që tregon një takim të fundit të Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. Takimi mes dy shkrimtarëve më në zë gjatë diktaturës u bë pasi Kadare u kthye nga Franca për t’u vendosur në Tiranë. 

Në videon e publikuar nga faqja në Instagram ‘n’Dritëro’, dy shkrimtarët flasin për raportet me njëri-tjetrin. Vlen të kujtohet se Kadare dhe Agolli kanë pasur një miqësi të madhe me njëri tjetrin, por më pas u prishën.

Kjo për shkak se Agolli ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Kadare pretendonte se nuk ishte mbrojtur sa duhej nga lidhja kur sulmohej për veprat e tij. Edhe gjatë bisedës, Kadare sjell në vëmendje një intervistë që ai kishte dhënë ku ishte pyetur për Dritëroin dhe kontradiktat që kanë pasur me njëri-tjetrin.

BISEDA

Ismail Kadare: Kam dhënë një intervistë shumë të rëndësishme, tek specialisti më i madh për botën komuniste, Stéphane Courtois dhe ai më ka bërë një pyetje. Zoti Kadare, keni pasur kontradikta me Dritëro Agollin dhe vë re në intervistën tuaj që ju jeni i butë me të. E shpjegoj pse unë, kemi qenë shokë të vjetër dhe ajo ka mbetur gjithmonë e gjithmonë…

Kryesorja është ajo dhe kryesorja ne jemi shkrimtarë të dy. Dhe i shpjegoj një detaj, një hollësi, dhe i them edhe kur ka pasur gjendje të acaruar në Shqipëri, unë kujtoja Agollin, i ka thënë time shoqes në shkallë. I ka tundur gishtin i ka thënë: ‘Dëgjo ti Helena, në ka njeri që e do më shumë burrin tënd jam unë’. Dhe unë për çudi them, e besova. Tani Stéphane Courtois tha, dhe unë e besoj. Shiko sa interesante, një i huaj.

Në Shqipëri është zakon i keq, kujtojnë vetëm të këqijat. Të këqija gjen kudo në jetën e njeriut, episode të këqija, acarime, njolla. Ne ato kujtojmë. Ne nuk kujtojmë të mirat dhe këtu është përparimi i një kombi, i mirë ose i mbrapshtë. Rruga e mbrapshtë është kur kujton vetëm të ligat dhe rruga e mbarë kur përpiqet t’i mënjanojë ato dhe të kujtojë vetëm të mirat. Të mirat ne nuk i duam. Kjo është historia, ne jemi shkrimtarë, ne jemi për tjetër gjë…kemi ardhur në këtë botë.

Dritëro Agolli: Unë mendoj që po nuk pate kundërshtim nuk mund ta duash tjetrin. Pa kundërshtim, nuk ka lindur shkenca, as letërsia. Po të ishin të gjithë shkrimtarët dakord të gjithë, asnjë shkrimtar nuk do kishte në botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by n’Dritëro (@ndritero)


6 Comments

    1. Ky ishte zionist me e pakta dhe cifut me e shumta. Prandaj e kane ngritur ne piedestal. Kokrra e komunistit!

  1. Vërtetë të kujtojmë të mirat por kur vijnë të këqiat pas e që janë më të rënda nuk ke se si ti kujtosh ato ato!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *