• |
ide | kryesore

New York Times: Biden drejt tërheqjes nga gara

Arkiva, Planet, Të fundit
biden


Presidenti amerikan Joe Biden i është shprehur një aleati të tij se është duke peshuar nëse do të kandidojë kundër Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, raporton Neë York Times.

Joe Biden tha dje se ai “thuajse ra në gjumë” gjatë debatit të parë presidencial të javës së kaluar, gjatë të cilit komentuesit thanë gjerësisht se ai pati performancë të dobët.

Lexo më tej: Debati katastrofik i Biden fut demokratët në pikëpyetje 

Ai e justifikoi performacën e dobët me rraskapitjen për shkak të udhëtimeve që ka zhvilluar dy herë nëpër botë, pak para debatit.

Performanca e tij ishte e tillë sa miqtë dhe armiqtë i thanë atij të hiqte dorë nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Lexo më tej: Akuza, tallje e ngatërresa/ Çfarë ndodhi në debatin e parë Biden-Trump 

Biden u tha mbështetësve në një aktivitet të fushatës në Virxhinia të martën: “Vendosa të udhëtoj nëpër botë disa herë, duke kaluar rreth 100 zona kohore”.

Ai shtoi se nuk e dëgjoi stafin e tij, u kthye dhe gati ra në gjumë në skenë.

Ky nuk është justifikim, por është një shpjegim”, shtoi ai ndërsa pranoi: “Nuk e kam kaluar natën time më të mirë”. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *