• |
ide | kryesore

Noka letër Bashës: Mos përdor asetet dhe simbolet e PD

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos përdorë asetet dhe simbolet e PD.

Kërkesa vjen pasi Gjykata e Apelit i dha vulën PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.

Noka paralajmëron se nëse Basha vazhdon t’i përdorë, do të bëhet kallëzim në organet përkatëse, SPAK dhe Prokuoria e Tiranës.

“Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimmarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tager përfaqësimi”, – shkruan Noka në letrën drejtuar Bashës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *