• |
ide | kryesore

Prapaskena/ 5 përplasjet e mëdha të Kadaresë dhe ndjesa për Rugovën

Arkiva, Dossier, Lajme, Të fundit
Kadarenë


Këto 3 ditë kanë qenë të shumta epitetet që keni dëgjuar për Ismail Kadarenë. Të gjitha ndoshta të merituara, por duhet thënë se shkrimtari i madh ishte në fakt edhe një polemizues i madh. Për vite të tërë ai u përplas hapur, për çështje jo vetëm letrare, me disa nga emrat më të njohur të botës së tij.

Nga një kërkim online vëren me qindra shkrime dhe artikuj që Kadare ose “kundërshtarët” e tij kanë bërë për njëri – tjetrin. Disa prej përplasjeve janë treguar nën zë. Të tjerat, sidomos pas rënies së diktaturës, zunë shpesh faqet e para të gazetave. Nga poltrona e shkrimtarit të madh, shpesh herë Kadareja i shpërfillte kritikët.

Ndoshta dhe me të drejtë, për të mos u dhënë atyre ushqim për të polemizuar, por nuk kanë munguar edhe rastet kur replikat kanë qenë të pamëshirshme. Përplasjet më të forta të Ismail Kadaresë kanë qenë padyshim me Arshi Pipën, Bilal Xhaferrin, Kasem Trebeshinën, Dritëro Agollin, por edhe me Rexhep Qosen e Ibrahim Rugovën.

Grindja me Kasëm Trebeshinën

Përplasja mes Kadaresë dhe Trebeshinës nuk ishte thjesht letrare. Trebeshina e quajti deri në vdekje Kadarenë si një prej shkaktarëve kryesorë të fatkeqësive të tij. E akuzonte deri për shkatërrimin e fatit të shumë shkrimtarëve dhe poetëve të tjerë.

Në të paktat përgjigje që Kadare ka bërë për të ishte akuza se Trebeshina ishte themelues i Sigurimit të Shtetit, por edhe si autor të vrasjes së partizanit Zaho Koka që u pushkatua nga të vetët. Ky për Kadarenë ishte krimi themelor ku nisi ngritja e doktrinës komuniste në një sistem kriminal. Edhe në bisedat e zakonshme, Kadare dhe Trebeshina shfaqnin përbuzje për njëri – tjetrin.

Përplasja me Bilal Xhaferrin

“Ti vije nga sallonet e aristokracisë së kuqe,
Vinje nga “Dasma” i dehur me lavdi,
Unë vija drejt nga zemra e popullit,
Vinja nga varrimi i babait të pushkatuar”
Janë këto disa nga rreshtat e një poezie të mbushur me mllef që Bilal Xhaferri i ka kushtuar Kadaresë. Historia e sherrit mes tyre ka shumë dritë hije. Të dy ishin nga shkrimtarët më premtues të kohës, por u përkisnin dy shtresave të ndryshme shoqërore. Kadareja konsiderohej “i përkëdhelur i sistemit” ndërsa Bilal Xhaferrit komunistët i kishte pushkatuar babanë.

Ky i fundit kishte më shumë zili për vlerësimet që merrte tjetri. I famshëm është diskutimi i romanit, “Dasma” ku Xhaferri kritikoi ashpër romanin e Kadaresë në prani të Fadil Paçramit. Ky i fundit mbrojti Kadarenë në mbledhje ndërsa për Xhaferrin nisi kalvari i vuajtjeve. Iu hoq e drejta e botimit dhe u dëbua të punonte në fermën e Sukthit. Nuk i reshti asnjëherë letrat kundër Kadaresë, madje edhe në adresë të Enver Hoxhës derisa u arratis nga Shqipëria dhe vdiq në SHBA.

“Keqkuptimi” me Arshi Pipën

Përplasja e Kadaresë me Arshi Pipën nisi herët dhe vazhdoi derisa të dy u ndanë nga kjo jetë. Akuzat shkuan deri aty sa Kadare e konsideroi Pipën si një nga letërshkruesit e parë kundër tij në Akademinë suedeze të çmimit “Nobel”. Gjeneza në fakt ishte një keqkuptim. Arshi Pipa përktheu në anglisht, në fillim të viteve ’80 librin e Kadaresë, “Kronikë në gur”. Në një parathënie të tijën, Pipa shkruante se ky libër ishte një disidencë e pastër kundër regjimit të Enver Hoxhës dhe se Kadare ishte një antikomunist.

Pa e lexuar parathënien, Kadare e konsideroi këtë një provokim duke e quajtur Pipën me epitete të rënda. Diku nga vitet ’88, Kadare e lexoi parathënien dhe u pendua për ato që kishte thënë për Pipën. Atëherë kur ishte përgatitur t’i kërkonte ndjesë Pipës, ky i fundit e sulmoi ashpër Kadarenë në “Zërin e Amerikës” duke e akuzuar si një “komunist të pandreqshëm”. Edhe pas rënies së regjimit, me ardhjen në Shqipëri, mes Pipës dhe Kadaresë nuk pati asnjëherë një shtrëngim duarsh.

“Dueli i heshtur” me Dritëro Agollin

Në fillim ishin miq të ngushtë. Kishin bërë së bashku gjimnazin “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës. Të dy studiuan në Bashkimin Sovjetik. Jetonin në një pallat, Agolli një kat sipër Kadaresë. Thuhet se Dritëroi e njohu gruan e tij Sadijen në dasmën e Kadaresë ku ishte e ftuar nga Helena. Kalonin mjaft kohë së bashku… deri në 1983 kur Agolli u bë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në një intervistë të mëvonshme, Kadare rrëfeu se miqësia u ftoh vetvetiu pasi Dritëroi u bë zyrtar.

Ata thoshin se në bisedat e mëparshme, bënin edhe “shaka të rrezikshme” kundër regjimit, por kjo nuk mund të bëhej më. Njerëz të afërt të tyre thonë se ajo që u bë shkak për ftohjen ishte fillimisht karriera dhe privilegjet që gëzonin njëri ose tjetri. Kadare thuhet se shfaqi rezerva për librin e Agollit, “Zhurma e erërave të dikurshme” ndërsa ky i fundit ia ktheu reston me romanin “Koncert në fund të dimrit”. Një moment i rëndësishëm ishte arratisja e Kadaresë kur Lidhja e Shkrimtarëve firmosi një dokument kundër tij.

Në publik nuk pati pothuajse asnjëherë replika. Nuk ndodhi as pas viteve 90 kur Agolli u rreshtua majtas ndërsa Kadarenë “e numëronin” djathtas. Vitet e fundit shprehën vlerësime për njëri – tjetrin. “Ishte ndër lajmet më tronditës. Jo vetëm për mua, por edhe për njerëzit e artit e gjithë shqiptarët. Dritëro Agolli do na mungojë të gjithëve” – u shpreh Kadare kur ndërroi jetë Agolli.

Replikat me Rexhep Qosen

Mes të dyve pati një seri të gjatë replikash në shtyp. Shkak u bë “identiteti kombëtar i shqiptarëve” analizuar në një libër të Kadaresë. Akademiku Qosja nisi një seri shkrimesh në gazetën “Shqip” duke e akuzuar shkrimtarin për racizëm ndaj myslimanëve shqiptarë dhe myslimanëve në tërësi. Pas kësaj vijuan akuzat për pandershmëri, për konformitet përballë regjimeve, etj. Debati mes të dyve kaloi më pas edhe në akuza personale.

Ndjesa për Ibrahim Rugovën

Kadareja e kritikoi edhe Rugovën, por pas luftës së Kosovës u tërhoq. Në veprën e tij “Ra ky mort e u pamë”, Kadare bën shigjetime ndaj Rugovës, por vite më pas pranoi se e drejta kishte qenë në anën e tij. “Është e vërtetë që e kam kritikuar Rugovën dhe Demaçin. Ju tani mund të mendoni se, unë do të them se kisha të drejtë me kritiken që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi se, e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës” – u shpreh më vonë Kadare. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Rexhep Qosja reagon për Ismail Kadarenë: E vërteta e polemikave mes nesh

“Në Shqipëri kujtojnë vetëm të këqijat”/ Takimi i fundit i Kadaresë me Agollin (video virale)


9 Comments

  1. Kam pershtypjen qe Ka njerez qe do te pohonin te kunderten e asaj qe flitej keto dy ditet e fundit per kadarene, por, te shprehesh opinionet e tua ne dite morti nuk eshte e denje dhe egziston mundesia qe te te kthehet ne bumerang.
    Disa ja lene kohes, e disa presin momentin e duhur.
    Mendoj qe artikulli kete ka per qellim..
    Nuk Ka njeri pa mekate!!!

    1. ZGJIMI KA FILLUAR POR JO SHUM KOHE PAS REFLEKTIMI NDAJ ZHVILLIMEVE NATYRSHEM DO SHFAQET ME FAKTE BINDESE DUKE I LEN GJITH KOKULUR DHE GISHT NE GOJ thotë:

      KETO 200 GRUPE TE CAKTUARA NJERZORE ,BEN AQ SHPIKJE FILOZOFIKE NE CDO FUSH ,SAQE MBULON NE PARALEL TE UDHZIMIT HYJNOR JASHT RALITETIT,QE NJERZIT NE VEND TJUA LEHTESOJNE CESHTJET JUA KAN VISHTIRSUAR CORJENTUAR DEMTUAR E PSE ..TE SUNDOHEN ME LEHT .KY ISHTE QELLIM ORGANIZIM UNITET DHE SHERBIM QE I KAN BERE . SI E QARTESON FEJA CESHTJEN E SHKRIMTAREVE DHE POETEVE, PO TE SHIHNI HADITHET PROFETIK NDER TJERA NJE HADITH KU DJALLI I KERKON ZOTIT MADHERISHEM TI PLOTSOJN DHET GJERA NDER TJERA I KA KERKUAR TE DERGUAR PER TE,DHE I KA CAKTUAR SHKRIMTARET DHE POETET ,,, TE THELLOHEMI PAK TEK PROFETET E DJALLIT JO NJERZVE QE ZOTI I DERGOJ PER TO,NJE SHKRIMTAR SHKRUAN NGA MENDJA PER GJITHCKA DESHIRON SI MOTIVIM .VIZION ME MENDIM DOBIN , QE LEXUESIT TI BEHET MODEL SUKSESI,PSHE SHKRUAN NJE TEM PER DASHURIN ,E TREGON NE FORMA TE NDRYSHME ,PSH UDHTOVA NGA. X.VEND NE NJE TJETER PASH NJE VAJZ TE BUKUR ME PELQEU I FOLA ME FOLI U ZURA PENDOVA BASHKOVA ETJ ETJERE SAQE PER TA LEXUAR KET LIBER DUHET NJE MUAJ KOH ANALIZ CFAR PERFITOVE,TE MESOSH SI DUHET FEMRA PUTHET APO BEHET SEKSI, KURSE I MADHI ZOT E KA STANDARTIZUAR NE MENYRE CILESORE HAP PAS HAPI CDO IDE,CDO ANGAZHIM PER TE PASUR SUKSES THJESHT SHPEJT LEHT KETO MONITUROJN ZHVILLIMET DHE ORJENTOJN INTERESAT GJOJA RRITJEN E PATRIOTIZMIT NACIONALIZMIT UNITETIT VLERAVE,,DHE VEN EPITETE ORJENTOJN VEPRIME ,NE UNITET ME POLITIKANET CDO KOMB GJAT ZHVILLIMIT KA PERIULLA RENJE NGRITJE,DHE KUSHDO QE E ZBRET APO NGRIT ANALIZOHET ATO QE E NGRISIN JU VEN EPITETE HERO SHKRUAJN SHUM PER TO,DUKE I BERE HERONJ TJERET BUSTE LAPIDARE TEK VARRET DHE BEJN HISTORI SHKOLLORE ,VALL PER CFAR SHKRUAJN KETO NJERE QE NJERZIT I NGRIJN NE NIVEL PROFETI I SHEJTEROJN GJITHCKA QARTESOHET TEK PERKUFIZIMI FILOZOFIJA FJALES QE PRETENDOJN DHE GJUHA KOMUNIKIMIT SI GJITHPERFSHIRSE E FJALES FILOZOFIJA SAJ SISTEMI LOGJIK ,ZOTI MADHERISHEM ,KRIJOJ EMRAT E CDO SENDI SI EMER FJAL DHE NGA ANA TJETER KRIJOJ MUNDESI ZHVILLIMI GJALLERIJE PER TO ME FJAL DESHIRA NDJESHMERI DHE MUNDESI SISTEMIN UNIK NDERGJALLESOR SI VEPER,,KU NJERIUT I MJAFTON TE KUJDESET QE TE MARR KETO ELEMENT GJAT ZHVILLIMIT TIJE NGA BREZI NE BREZ PER ZHVILLIMIN ADEKUAT NJERZOR, NE JAVEN E SHTAT TE SHTATZANIS FEMIJA BASHKVEPRON ME MENDIMET DHE VEPRIMET E SEMESKESHILLOHET GRUJA TE PERQENDROHET NE MENDIME FJAL VEPRA TE KET ANGAZHIM PER MIR KESHTU FEMIJA DEL ME NDJESHMERI EDUKAT TE MIR KETU FILLON EDUKIMI ,DHE ARDHMERIJA KUR FILLON TE FLAS TI QARTESOHET FJALA QE FLET PASI KJO I RRIT TE VLERSUARIT VLERSIMI ESHTE CELSI SUKSESIT MOSVLERSIMI NJE FILLIM I DESHTUAR LOGJIKISHT JU PO TE MESONI NJE GJUHE TE HUAJ A DALLONNI GERME FJALE SHPREHJE KY PA NJEREN NUK PKUPTONI TJETREN ,KESHTU ESHTE I KRIJUAR SISTEMI I PJEKURIS QE FILLON ME FAZA, ME NJE FJAL THJESHT LEHT SOT PER KET GJENDJE NJERZVE JU THUHET,O NJERZ JU KENI MESUAR TE KOMUNIKONI ZOTI JU KA BER TE MUNDESHME TE DALLONI TE MIREN NGA E KEQA,VLERSONI FJALEN QE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI PASI NJEJTE DEL RENDIMENTI SI ESHTE FJALA ME KAQ PERMES SISTEMIT LOGJIK KY JA KALON FILOZOFIT TE SHKOLLUAR NGA JU,JO TE MENDOHET FLITET VEPROHET ,PA DITUR PERGJEGJSI AS PASOJA ,KETO JAN PROFETET E DJALLIT QE ORJENTOJN HERONJ BUSTE LAPIDARE KU PO TE MERREN GJITH HERONJET E NJE KOMBI QE ME KRIJIMIN E TIJE ,TU BEHEN BUSTE LAPIDARE HISTORI NE SDO KISHIM KOH PER TI LEXUAR ATO LIBRA NUK DO KISHIM RRUG PER TE LEVIZUR APO TOK PER TE PUNUAR KJO ESHTE KOSTOJA QE I SJELLIN POETET DHE SHKRIMTARET NJE KOMBI,,NDERKOHE QE I MADHI ZOT PER VDEKJEN ,KESHILLON NJE VARR JO TE NGRITUR ,ME GUR ANASH DHE PER 40 VITE NESE ESHTE E NEVOJSHME TOKA MUND TE ZHFRYTEZOHET PER TE JETUAR NJERZIT POR DHE MBASI VDES MODELI ESHTE HIQEN FOTOGRAFIT E TIJE PASI AI E KA MBYLLUR CESHTJEN TEK ZOTI TIJE TE AFERMIT ESHTE MIR TI LUTEN ZOTIT PER TE,,PSE NJERZIT I BEN PARALEL UDHEZIMIT HYJNOR PER PERFITIME TE NJE PAKICE ,JAN KETO PROBLEME QE KEMI SEPSE PADREJTESIJA ESHTE RRUG PROBLEMI PA ZGJILLJE DHE E VERTETA RRUGZGJILLJE PA PROBLEME U THEMI KONKURUESVE TE ZOTIT DHE MBESHTETESVE TE TYRE ,URDHERO ZGJILLNI PROBLEMET QE KEMI ME DITURIN TUAJ ,POR TANI KAN FILLUAR BEJN CTE DUAN LOZIN BUDALLAN DHE CMANGEN DEBATIT POR KJO NUK ZGJAT SHUM SE RALITETI ,HER FLET NE HESHTJE SI SHENJ TREGUES ,ME ZHVILLIM DHE HER ASHPER E KY VJEN NGA REFLEKTIMI I INSTINKTIT TE IMUNITETIT NDERGJALLESOR NE KUSHTE TE KALIMIT MASES QE IMPONON VETPASTRIM PERMES NDJESHMERIS DHE LOGJIKES ,OSE VETSHKATRRIM PERMES QELLIMIT DHE KOKFORTESIS ,MBI ZOTIN LIGJIN KRIJIMIN E TIJE AS KA TRIUMFUAR AS QE NUK DO TRIUMFOJNE PASI NUK EKZISTON KY ESHTE RALITETI DESHIRAT JAN TUAJAT NE FAKT TE GJITH DUN SUKSES NE ANGAZHIMIN E TYRE POR ATE E JEP VEC ZOTI ,ZOTI JU UDHEZOFTE

  2. Kur Koha thirrte në skenë Partinë…

    U hartua thirrja,
    Themeluesi i partisë zgjati dorën për firmë
    Një firmë e gjatë
    (konstelacion me pesë fjalë)
    Ajo s’ish firmë senjori me shumë tituj e ndere
    Nënshkrim i madh i partisë qe hedhur
    Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare
    Ajo s’ish firmë
    ajo ish vetëtimë!
    Në qiell të revolucionit me re dhe suferinë
    Duke nënshkruar dokumentin e parë Shoku Enver Hoxha nënshkroi stuhinë…

    O shtëpi tiranase,
    o mure me baltë,
    baltë nga kjo tokë e zhuritur, e lashtë Pragu yt ndante kohrat
    N’atë prag ata hynin
    Jashtë era gjëmonte
    jashtë gjethet binin!

    Që të shkulin ty,
    duhet të përmbysin
    tërë këtë tokë të lashtë e të rëndë
    Të përmbysin kështjellat, malet, këngët
    Të ngrenë nga balta e të rivrasin të rënët!
    Kështu
    N’atë kohë të rëndë pushtimi
    kur bora u nxi,
    e balta zu thinjë
    Komunistët vendosën themelimin
    Koha thirri në skenë partinë
    Dhe s’ishin themelet e kalasë së Rozafës,
    me gjak e me eshtra do të gatuhej betoni që muret të qëndronin,
    në rrëzë të tyre
    28 mijë kokën do të flijonin…
    .
    (Poezi e Ismail Kadaresë, “Shqiponjat fluturojnë lart”)

    1. Kameleon me dy kembe dhe ne pleqeri u kthye ne bolle me dy kembe 😕 Nuk u kthye ne Shqiperi se e donte Shqiperine thjesht jetesa ne Paris eshte e shtrenjte dhe keta si familje nuk kane punuar kurre Me cilin liber ka qene bestseller? Edvin kryehajduti i kishte. Borxhe. Dhe ja ktheu ne te mira materiale qe ne France Nuk do ti kishte kurre Ja ka marre Edi Rames dhe me perqindje te madhe si gjirokastrit nuk te fal centin😉

  3. Si nuk tha një fjalë për shpopullimin e vëndit ! Si nuk foli në këto 11 vjet për gjëmat e Edvin drogës ! Kur e detyronin të fliste , mbronte narkoshtetin , ndoshta paguhej ! Edvin droga jua mat kokën me lek , nuk bën përjashtim asnjë , qoftë shqiptar apo i huaj .

  4. E vërteta është se nuk ishte ëngjëll!!! Për interesa të tij mund të bënte gjëmën që në shumë raste e bënte.
    Në disidentët e vërtetë antikomunistë të atyre që u persekutuan nuk ka gëzuar e nuk gëzon as më të voglën simpati. Madje dhe në shumë intelektualë të majtë bashkëkohorë që ishin në kontradita personale xhelozie. Pra luftë ndërmjet sojit të tyre.
    Kalkulator në çdo hap e veprim ku egoja e tij ishte qëllim i parë. Dhe pas rënies së komunizmit vërtetë pati një sjellje patrioti në gjithë veprimtarinë e tij por kjo u aplikua me të njëjtin qëllim. Për të bota rrotullohej rreth tij!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *