• |
ide | kryesore

Protesta dhe interperlanca me ministren e Shëndetësisë, mblidhet kryesia e PD-së

Lajme, Të fundit


Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje në lidhje me mbajtjen e protestës së datës 11 Korrik kundër korrupsionit dhe gjendjes së mjerushme të spitaleve shqiptare.

Në një deklaratë për media, Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka u shpreh se mbledhja e kryesisë u fokusua pikërisht tek zhvillimi i protestës dhe mbajtja e një interpelancë parlamentare me ministren e shëndetësisë, Albana Koçiu. Noka deklaroi se protesta e datës 11 korrikë do të shkund themelet e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.

Mbledhja e Grupit parlamentar kishte si synim të saj, protestën e datës 11 korrik si një protestë kombëtare, që duhet ta shkundë këtë regjim kriminal dhe korruptim. Pikë tjetër ishte edhe një interpelancë e kërkuar nga Grupi parlamentar i PD me ministren e Shëndetësisë për gjendjen e rënduar të tmerrshme të shëndetësisë në Shqipëri. Edi Rama do të lajë duart si Ponc Pilati duke ia faturuar mjekëve gjithë këtë katastrofë shëndetësore dhe si zgjidhje, ekspertët! Nuk zgjidhet! Zgjidhja vjen me vullnet politik. Ky është vendimi Grupit parlamentar të PD-së dhe vullneti politik do të demonstrohet më 11 korrik në ora 20:00 dhe pastaj në vazhdim me përballje derisa të gjunjëzojmë këtë qeveri dhe të japim vendit një zgjidhje politike, e cila është qeveria teknike; derisa lideri i opozitës të lirohet nga burgosja politike ose pengmarrja politike nga ana e regjimit,” tha Noka.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *