• |
ide | kryesore

Serbia nuk ndalet, arreston një person të dyshuar për krime lufte ndaj ushtarëve serbë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Serbia nuk ndalet, arreston një person të dyshuar për krime lufte ndaj ushtarëve serbë


Policia serbe ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në vitin 1999 në Kosovë. Lajm është konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Me anë të një lajmërimi për mediat, Ministria e Serbisë tha se në pranga ka rënë 56-vjeçari me iniciale F.K. Sipas Daçiç dyshohet se ai person ka kryer krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë serbe në Koshare në maj 1999, sipas Daçiç.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për intervistim dhe procedim të mëtejshëm të Prokurorisë për krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në deklaratë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *