• |
ide | kryesore

Vetëhelmimi në SPAK, Berisha-Dumanit: Altin faqeziu mashtroi publikisht shqiptarët

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu referua sot gjatë fjalës së tij ngjarjes së rëndë të ndodhur dje para godinës së SPAK ku një 63-vjeçar u vetëhelmua, veprim që i kushtoi jetë. Berisha tha se lidhur me këtë ngjarje kreu i SPAK mashtroi publikisht duke thënë se i ndjeri erdhi dhe po kërkonte një OPGJ. Berisha shtoi se Pal Trashaj u kishte thënë gazetarëve se kishte kërkuar takim me Dumanin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, çdo ditë ky vend është shndërruar në vendin e dramave njerëzore ndër më të rëndat. Çdo ditë Shqipëria dëshmohet vendi në të cilin qytetarët jo vetëm që nuk kanë asnjë lloj mbrojtje nga ligji dhe shteti, por janë viktima të korrupsionit, të vjedhjes, të trysnisë së krimit. Çdo ditë korrupsioni, vjedhja merr jetë shqiptarësh. Çdo ditë mungesa e drejtësisë shkakton vetëgjyqësi, shkakton vrasje ose vetëvrasje. Dje kreu suicid publik një intelektual i shquar i Lezhës. Një personalitet i vërtetë i atij qyteti dhe rrethi, Pal Trashaj.

Viktimë e egër e skemave qeveritare korruptive. Skemave të mikrokredive, për të cilat ministrat, qeveritarët e Edi Ramës i mbrojtën me ligj. Pal Trashaj, një aktivist, një intelektual i lirë, ishte një zë vibrant në jetën politike dhe sociale të Lezhës. Mori një kredi tek skemat gjakpirëse dhe ajo e çoi si rezultat i veprimeve antiligjore, shtetërore, gjer në vetëvrasja. Dje, Pal Trashaj, për të cilin unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij në Lezhë, para gazetarëve deklaroi se unë erdha këtu të takoj Altin Zamanin. Dhe ai, pas orësh të tëra, nuk më priti. Erdha këtu, sepse tha ai, kam denoncuar ministra, ish-ministra, deputetë, zyrtarë të narkoqeverisë.

Për këtë arsye, u deklaroi ai gazetarëve, unë piva helmin e vdekjes. Skenë shekspiriane! Kurse pas këtij akti, Altin Faqeziu, mashtroi publikisht shqiptarët. Altini i pafytyrë u tha shqiptarëve se erdhi dhe po kërkonte një OPGJ. Ndërkohë kur i ndjeri u deklaroi gazetarëve, kërkova takim me Altin Dumanin, sepse kam denoncuar ministra, ish-ministra, për vepra kriminale. Shikoni pra, as para vetëvrasjes, as para vdekjes së një njeriut të pafajshëm që kërkonte drejtësi dhe drejtësi nuk gjente, që Altin Zamani nuk guxonte të ballafaqohej me të, se fshehte denoncimet e tij. Ai nuk impresionohet, ai nuk tërhiqet. Ai është si me qenë i biri apo vetë pesë herë me kriminel se Nuredini, kushëriri i tij. Mashtrues i pafytyrë publik! Në vend të kërkesës ndjesë publike dhe dorëheqjes së menjëhershme nga detyra, mashtron shqiptarët si një ordiner i pafytyrë se ai po kërkonte një OPGJ.


3 Comments

  1. Nuredini Dumani vrases me pageae njerezish, Altin Dumani vrases me rroge i drejtesise dhe te drejtes se gjithe shqiptareve.

    Ti vesh ne peshore, Nuredini eshte shume here me pak kriminel sesa ky “deshmitari Jehovait”, Altini.

  2. Ky qelbesire kerkon te permbyse reformen ne drejtesi dhe ate pak pune qe deri tani ka bere qe shume ministra e deputete (nder te cilet Berisha, Meta, Ahmetaj, Beqja, Veliaj etj etj) jane nen hetim dhe te arrestuar.. Le te na thote Berisha kush eshte ai minister i tij qe eshte arrestuar..dhe llum e korrupsion kishte aq shume saqe shperthyen me 26 te vrare nje fshat te tere..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *