• |
ide | kryesore

Vuçiç: Dronët shqiptarë po zbulojnë lëvizjet e ushtarëve të Serbisë në kufi me Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi me Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë në kazermën “Banjica 2” në Beograd, është shprehur se dronët shqiptarë “Bajraktar” po monitorojnë lëvizjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën.

Gjatë fjalës të tij, Vuçiç tha se lëvizja e dronëve sipas tij me qëllim zbulues janë intensifikuar nga të gjitha anët në drejtim të Serbisë. Ai shtoi më tej se kanë vënë re dronë të ngritur nga Gjakova me synin vëzhgimin e pozicioneve të ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe.

“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida, forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme. Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 për momentin. Ne po llogarisim në një bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe besoj se do të kontribuojë në stabilizimin e kushteve në Kosovë dhe Metohi. Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve në mjedis me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha anët në drejtim të Serbisë. Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm”, tha Vuçiç.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *