• |
ide | kryesore

Kamera e fshehtë/ Trump: Biden, një thes mbeturinash. Kamala? E keqe dhe patetike

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump


Donald Trump është si një peshkaqen që ndjen erën e gjakut. Pasi fitoi me shumicë dërrmuese debatin televiziv me kundërshtarin e tij për Shtëpinë e Bardhë (presidentin aktual Joe Biden) dhe pas thashethemeve (këmbëngulëse) për një ndryshim të mundshëm mes demokratëve (duke pasur parasysh gjendjen e keqe të kandidatit 81-vjeçar), ai godet sërish rivalët. Madje, i kafshon fort kur pyetet për Biden.

“Një grumbull i rrënuar mbeturinash” gati të “tërhiqet nga gara”. Kështu i është referuar Joe Bidenit, në një video që u bë virale në rrjetet sociale. Trump, i ulur në një karrocë golfi me djalin e tij Barron pranë tij, i jep një bakshish dikujt jashtë fushës dhe dëgjohet duke thënë: “Si ishte debati natën e kaluar?”

“Ai sapo u largua, ju e dini, ai po largohet nga gara” – thotë Trump, duke iu referuar Biden.

“Unë e nxora jashtë dhe kjo do të thotë se mund të garojë Kamala.”

“Unë mendoj se kjo do të jetë më mirë” – vazhdoi Trump në video.

“Ajo është kaq e keqe. Ajo është kaq patetike, ajo është kaq e keqe”, – vazhdoi ai, duke iu referuar zëvendëspresidentes së SHBA. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *