• |
ide | kryesore

Dalin Exit Poll/ Shikoni kush i fitoi zgjedhjet në Britaninë e Madhe

Arkiva, Lajme, Të fundit
britani


Kanë dalë para pak çastesh rezultatet e exit poll për zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Ato parashikojnë një fitore të madhe të laburistëve të drejtuar nga Sir Keir Stramer duke rrëzuar nga pushti konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak që qëndronin në qeveri prej 14 vitesh.

Nëse këto shifra do të konfirmohen, në parlamentin me 650 depuetetë, laburistët do të kenë 410 deputetë, 170 më shumë se nevoja. Kjo do të thotë se Sir Keir Starmer do të bëhet kryeministër me një shumicë të pak më të vogël se ajo që mori Tony Blair në 1997.

Konservatorët parashikohet të bien në 131 deputetë, numri i tyre më i ulët në historinë e pasluftës. Liberal-demokratët parashikohet të jenë të tretët me 61 deputetë. Partia Kombëtare Skoceze ka rënë në 10 deputetë. Exit poll bazohet në të dhënat e votuesve në rreth 130 qendra votimi në Angli, Skoci dhe Uells, por jo në Irlandën e Veriut. Në 5 zgjedhjet e fundit të përgjithshme, exit poll-i kanë qenë të sakta duke gabuar me një marzh nga 1.5 në 7.5 vende.

Graphic

Konservatorët, e konsideruar si një “makineri fituese e zgjedhjeve” duken se janë shkërmoqur. Vetëm 5 vjet më parë laburistët u shtypën, u poshtëruan dhe u reduktuan në numrin e tyre më të vogël të vendeve që nga viti 1935. Publiku mendoi se Laburistët ishin të dënuar të qëndronin në opozitë edhe për një dekadë.

Boris Johnson vetëm dy vjet më parë deklaronte publikisht se do të fituar 3 mandate, duke shërbyer në vitet 2030. Nëse ky exit poll do të jetë i saktë do të kemi një rikthim mahnitës për Laburistët.
Deri nesër në drekë duket se britanikët do të kenë kryeministrin e katërt në më pak se 2 vjet. Janë bërë 27 vjet që kur laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme duke qenë në opozitë.

Janë bërë 19 vjet që kur ata fitojnë një shumicë të plotë të zgjedhjeve të përgjithshme. Sonte ata qëndrojnë në pragun e një fitoreje spektakolare. Spektakolare duke pasur parasysh se nga erdhën ata, nga përgjumja. ©LAPSI.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *