• |
ide | kryesore

PAMJET/ Grabitet si në filma makina me 3 milionë euro në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
euro


Një grabitje e ngjashme si në një film hollivudian ka ndodhur këtë të enjte në Itali. Automjete të blinduara që transportonin rreth 3 milionë euro janë sulmuar dhe grabitur në zonën e Salentos nga një grup i armatosur, i përbërë sipas shtypit vendas nga 8 deri në 10 persona që në veprime, ngjanin si forca komando.

Të armatosur, me maska në fytyrë e kapuçë në kokë, grabitësit u kanë prerë rrugën makinave të transportit të parave në rrugën nacionale që lidh Brindisin dhe Leçen. Ata kanë qëlluar disa herë me kallashnikov dhe për të penguar ndërhyrjen e forcave të rendit kanë djegur dy makina në rrugë dhe një furgon që vinte nga korsia përballë, duke bllokuar qarkullimin nga të dyja anët. 

Grupi rezulton të ketë djegur në total gjatë grabitjes 6 makina dhe më pas janë larguar me paratë në fushat përreth. Policia gjeti në rrugë vetëm 300 euro në kartëmonedha, me gjasë pjesë e parave të vjedhura.

Rruga nacionale u mbyll për trafikun ndërsa hetuesit janë të befasuar nga fakti që grabitësit kanë vepruar në një aks shumë të frekuentuar sidomos nga turistët në këtë periudhë të vitit. Në zonë po kryhen kontrolle të shumta me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *