• |
ide | kryesore

Video ekskluzive/ Beqaj me pranga në duar, momenti i arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë

Lajme, Të fundit


Lapsi.al ka siguruar videon e momentit kur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shoqëruar me pranga në duar në policinë e Tiranës.

Ai është arrestuar paraditen e sotme. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’.

Ish-ministri u vu sot në pranga me urdhër të SPAK për abuzimet me fondet e SASPAC, e cila drejtohej nga Beqaj deri në momentin kur ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Raportohet se në pranga janë vendosur gjithashtu edhe dy persona të tjerë: Alfred Nikolla e Ermal Kurtulaj të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Beqajt. Kurtulaj, njeriu i besuar i ish-ministrit, është njëkohësisht nën hetim pasuror nga SPAK për lidhjet me Ilir Beqajn dhe pastrimin e parave nëpërmjet faturave fiktive.


6 Comments

  1. Megjithese Prokurori Kondilli u munda ta mbronte ne rastin e pare vjedhjet e tij, me fondet e BE dhe faturat fallco tek restoranti tek Kalaja e fundosen kete hajdut te rendomte.

    Ky eshte dhe kriminel pasi duke vjedhur eshte arkitekt i gjendjes skandaloze te shendetesise.

    Tani Rama le te thote nuk ka hajdut 2 metra.

  2. Spektakli i radhes. Pasi ka bere te gjitha marreveshjet e mundshme, e arrestojne, e denojne 2 vjet ose ne arrest shtepie dhe pastaj gezon pasurine marramendese pa problem.

  3. arrestimet me leje nga rama jane per te pastru super hajdutet bashkepuntoret e tij te ngushte , kush nuk kishte ba 2 vite burg dhe te kishte vjedhe miliona $.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *