• |
ide | kryesore

Abuzimi me fondet e BE, Beqaj del sot para GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë

Lajme, Të fundit


Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe 5 persona të tjerë do të dalin para GJKKO në një seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë pritet të vendoset nëse do të legjitimohet arresti për ish-ministrin e Shëndetësisë dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë skemë, apo do të ketë një ndryshim të tyre. Bashkë me Beqaj një ditë më parë u arrestua edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla, ndërkohë për 4 persona të tjerë u caktuan masa më të buta sigurie.

Beqaj u arrestua mëngjesin e djeshëm lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjensisë Saspak, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncensionet në shëndetësi.


3 Comments

  1. Kam pershtypjen qe mund te merzitet prapaskenisti doçi, i cili dje ishte shhqetesuar se beqajn e kane akuzuar kot vetem per 2 apo 3 dreka. Nuk e di sa e konsideron nue dreke pune ky njeri, kur faturat flsinin dhe uleresinin per shuma nga 3.500 euro deri 128 mije euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *