• |
ide | kryesore

Emri/ Tentoi të përdhunonte një të rritur, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan

Lajme, Të fundit


Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se se i arrestuari ishte i shpallur në kërkim prej kohësh pasi ai ishte i dënuar me burg për tentativë përdhunimi.

Sipas njoftimit të policisë Bekim Skora ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Më tej policia bën me dije se Skorës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *