• |
ide | kryesore

Flakët në Llogara, drejtori i zjarrfikëses: Zjarri patjetër që ka dorën e njeriut

Lajme, Të fundit


Zjarri që ra pasditen e djeshme në Llogara është vënë nën kontroll, ndërsa po punohet ende për të shuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse gjithashtu po kontrollojnë zonën për të mos pasur aktivizim të flakëve. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Cara, në një prononcim për median tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

“Vatrat e zjarrit patjetër që kanë dorën e njeriut. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Zjarri do të hetohet dhe policia e shtetit është duke gjurmuar autorët e zjarrvënies. Së shpejti do të jenë para ligjit ku dhe do të jetë shumë i ashpër. Kodi Penal e ka përcaktuar që zjarrvënia është vepër penale e ne nuk do të ndalemi bashkë me policinë që këto zjarrvënës të japin llogarinë për këtë katastrofë natyrore”, tha Cara.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *