• |
ide | kryesore

Humbja më e thellë në 200 vjet për konservatorët/ A do t’i ngjallin Laburistët shpresat e britanikëve

Kryesore


Opozitat nuk i fitojnë zgjedhjet, por janë qeveritë ato që i humbin thuhet në Westminister. Profeci kjo, e cila mori formë dhe u bë realitet edhe në zgjedhjet e 4 korrikut në Britani, ku Konservatorët qeverisës pësuan humbjen më të rëndë ndonjëherë. Pas një periudhe të gjatë në pushtet, e përballur jo me pak sfida si Brexit, pandemia e COVID-19 dhe me një turbullirë jo të vogël politike e financiare që solli ndërrimin e tre kryeministrave brenda një viti, partia politike më e suksesshme në botë, ra nga froni. Britanikët i besuan këtë herë Partisë Laburiste, duke i dhënë të drejtën për të qenë kryeministër, Keir Starmer-it, ish-prokurorit që vendosi të bëjë karrierë politike.

“Ne ia dolëm!” i tha Starmer mbështetësve me një krenari të pafshehur, gjatë një fjalimi në orët e para të mëngjesit të së premtes. “Ndryshimi nis tani”, premtoi ai. Partia e tij pritet të sigurojë të paktën 410 vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 650 vende gjithsej, sipas rezultateve të fundit. Konservatorët, nga ana tjetër, janë tkurrur në kuotat e tyre duke zënë 119 vende. Kjo është cilësuar dhe si performanca më e keqe e kësaj partie në zgjedhje gjatë 200 viteve histori.

Laburistët do të gëzojnë të paktën një shumicë parlamentare prej 170 vendesh, përafërsisht sa rekordi i tyre i arritur nga Tony Blair në vitin 1997.

“Në të gjithë vendin tonë, njerëzit do të zgjohen të lehtësuar nga barra e rëndë që është hequr përfundimisht prej supeve të këtij kombi të madh,” tha Starmer, duke premtuar të rikthejë shpresën te familjet britanike.

“Mbase shpresa është shuar paksa në Britani për momentin, por ne kemi fituar mandatin për ta rindezur zjarrin në tokën tonë. Ky është qëllimi i kësaj partie dhe i kësaj qeverie”, vijoi ai.

Kryeministri më i fundit britanik, Rishi Sunak, pasi deklaroi se e kishte telefonuar Starmerin për ta uruar për fitoren e Laburistëve, i tha zgjedhësve të tij se populli britanik ka dhënë “një verdikt të qartë” dhe mori “përgjegjësinë për humbjen.”

Sunak, i cili u vendos në krye të qeverisë në vitin 2022 me premisën për të rikthyer stabilitetin në vend pas drejtimit jo të suksesshëm të kryeministrave paraardhës Liz Truss dhe Boris Johnson, të cilët patën një rënie të kredibilitetit në opinionin publik dhe sollën regres ekonomik në Britani, pritet të njoftojë zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër gjatë ditës së sotme. Mbetet për t’u parë nëse ai do të vijojë të mbetet lideri i Partisë Konservatore ose nëse Konservatorët do të zgjedhin një tjetër përfaqësues në krye.
Edhe pse ishte një rezultat sizmik, për britanikët fitorja e Partisë Laburiste nuk është aspak surprizë. Partia Laburiste gëzonte një avantazh të dukshëm në sondazhet e nisura që një vit më parë. Gisht në këtë epërsi të tyre pati vetë Partia Konservatore me skandalet dhe gafat e saj të njëpasnjëshme, një prej të cilave lidhet me anëtarë të stafit të saj që duke përdorur informacione të brendshme kishin vënë baste në datën e zgjedhjeve, çka mund të përbëjë dhe vepër penale.

Fitorja e Laburistëve ishte e pritur, aq sa konservatorët kaluan ditët e fundit të fushatës zgjedhore duke paralajmëruar votuesit të mos i dorëzonin një të ashtuquajtur “supershumicë” kundërshtarit të tyre Starmer, një term i pakuptimtë në sistemin politik britanik, i cili nuk ofron kompetenca legjislative shtesë. Ky mesazh qartësisht nuk depërtoi te votuesit. Ndër konservatorët me profil më të lartë që humbën vendet e tyre në parlamentin Britanik ishin ish-kryeministrja Truss, e cila qëndroi në këtë pozicion për vetëm 49 ditë dhe Grant Shapps, ministri i Mbrojtjes i vendit.

Surpriza më e madhe në këto zgjedhje ishin partitë e vogla, të cilat patën një rezultat më bindës nga sa pritej. Liberal-Demokratët e qendrës u bënë partia e tretë më e madhe në zgjedhje. Partia ‘Reforma në Mbretërinë e Bashkuar’ e Farage, e cila u shfaq në 2021 si një rimishërim i formave të mëparshme politike, arriti të sigurojë katër vende – një rekord për një parti të re – duke e vënë në të njëjtin nivel me të Gjelbrit. Nigel Farage, një figurë kyçe pas Brexit dhe një aleat i ngushtë i Donald Trump, siguroi një vend parlamentar të tijin pas shtatë përpjekjeve të dështuara.

Megjithëse laburistët fituan gati dy të tretat e vendeve parlamentare, ata mund të udhëhiqnin me vetëm një të tretën e pjesës totale të votave. Pjesëmarrja në votime ishte në rënie në të gjithë vendin në krahasim me zgjedhjet e fundit të përgjithshme të vitit 2019, duke u luhatur nën 60%, sipas vlerësimeve. Ndonëse kjo nuk e zvogëlon shkallën e fitores së laburistëve, mund të tregojë nivelin e zhgënjimit që shumë britanikë kanë ndier në këto zgjedhje.

Ndërsa konservatorët rikthehen në opozitë, Partia Laburiste tani ngarkohet me përgjegjësinë e sjelljes së ndryshimit që ata kanë premtuar. Kjo përfshin artikulimin e planeve për të adresuar çështjet kyçe të fushatës, të tilla si ringjallja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë dhe forcimi i lidhjeve të vendit me partnerët e tij– punë që mund të nis që në fillim të javës së ardhshme, kur Starmer udhëton në Uashington, DC, për samitin e përvjetorit të 75-të të NATO-s.

Pavarësisht tundimit të disa vëzhguesve për ta shpallur këtë rezultat të zgjedhjeve një ‘agim’ të ri në politikën britanike, realiteti është se sfidat e laburistëve në qeveri sapo kanë filluar. “Ju do të keni një koalicion laburist që është tepër i gjerë, por edhe sipërfaqësor dhe i zgjedhur në një platformë që nuk adreson vërtet disa nga problemet e mëdha me të cilat përballet vendi,” tha Anand Menon, drejtori i një instituti kërkimi të Mbretërisë së Bashkuar.

Partia tani mund të pretendojë një bazë që shtrihet në veri dhe jug, urbane dhe rurale, të privuar dhe të pasur. Balancimi i nevojave të të gjitha këtyre zonave dhe ruajtja e mbështetjes së tyre do të jetë një sfidë.

“Starmer mund të humbasë pëlqyeshmërinë e tij shumë shpejt,” shton Menon. “Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është nëse ata arrijnë të realizojnë premtimet elektorale si: rritja ekonomike, ofrimi i shërbimeve publike, pa rritur në mënyrë të konsiderueshme taksat.”

Starmer deklaroi të njëjtën gjë në fjalimin e tij të fitores, duke pranuar se “të ndryshosh një vend është punë e vështirë, kërkon durim dhe vendosmëri”. Disa vëzhgues vënë në dukje se duke mos bërë shumë premtime të mëdha gjatë fushatës, laburistët do e kenë më të lehtë të menaxhojnë pritshmëritë, të paktën në plan afatshkurtër.

“Duke premtuar pak, nuk ka shumë hapësirë që ata të gabojnë “, u tha gazetarëve Toni Travers, një profesor i politikës në Shkollën Ekonomike të Londrës, në prag të votimit. “Ata premtuan aq pak saqë standarti është vendosur shumë poshtë.”

Fitorja me një diferencë të thellë mund të jetë hapi më i lehtë për Starmer-in në këtë rrugëtim të ri. Të bëjë ndryshimin dhe të ringjallë sërish shpresën e britanikeve do të jetë sfida reale e tij.

“Edhe sa kohë duhet përpara se Partia e Laburistëve të bëhet jopopullore? “, pyet Travers. “Elektorati nuk të toleron për shumë kohë.”

Mbetet për t`u parë se si do të përkthehet entuziazmi i kësaj fitoreje të thellë në qëllime konkrete të realizuara, në klimën e mosbesimit të krijuar në popullin britanik./ Lapsi.al

 

Përshtatur nga: Time


5 Comments

  1. Kudo po ndodh ndryshimi. Po ne Shqiperine tone a do kete valle ndryshim, apo rilindja ashti si osmanet
    dikur do ta mbajne ne vendnumero atedheun tone te dashur duke i erresuar presperktiven
    europiane, duke e bere nje vend te pajetueshem dhe ku deshira me e madhe e cdo shqiptari qe nuk
    eshte me rilindjen eshte te largohet nga atedheu si nga nje murtaje.

    1. Perspektiva Evgropiane😂😂😂😂 Perspektiva e Afrikaneve, Arabeve, LGBT, Pedofilise, Degjenerimit Shkaterrinit te familjes, vlerave, tradites dhe zhdukja e identitetit dhe skllaverimi kolonial modern. Te qifsha Evropen se deri para disa vjeteve kishte plot budallenj qe I besonin perralla me Amerike dhe Evropen Po tani ke ngel veten ti

  2. Nese dikush te ‘ sundon ‘ per kaq gjate, nuk eshte faji i tij, por i kundershtareve te tij qe nuk arrijne dot te konkurojne me njerez me te mire, me te pergatitur, me te ndershem se ‘sundimtari ‘ yt.

    Shqiperia ka gati qe ne 1996 qe voton per ate ‘ me pak te keqin’ , jo ate ” me te mirin ” . Ne jemi ose na kane detyruar te zgjedhim midis nje te keqeje dhe nje te keqeje me te madhe. Asnjehere nuk na eshte prezantuar nje konkurence e ndershme midis nje ‘ dickaje te mire’ dhe nje alternative ‘ akoma me te mire’ .
    Kjo praktike sundimi e turpshme shkon pararelisht me nivelin arsimor, pjekurine politike dhe karakterin kulturor te poputllit tone ( votimin emocional dhe jo ate pragmatik) . Me nje fjale , sic ka thene dhe Joseph de Maistre , Cdo popull e meriton ate qeveri qe ka ! . Ne nuk mund te bejme perjashtim nga ky ‘ ligji te shoqerise’ .

  3. KONSERVATOR LESHI. VJEN I JEVG PREJ INDIJE BOHET I PARI ANGLISE. SI KTU TE NE VJE NJI PEDERAST NGA KATUNET E BERATIT BOHET I PARI TIRONES VJEN TJETRI NGA KATUNET E ERSEKES A PERMETIT BOHET I PARI DURRSIT.

    1. Keta jane neoliberal qe hiqen si conservator dhe sa per Errseken le te vijne ne Tirane se Shqiptar jane dhe Tirana fshat osman ishe por ky Minister I Anglise eshte rrace dhe kombesi tjeter nga Anglezet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *