• |
ide | kryesore

Përshkojeni tunelin e Llogarasë… me Vodafone Albania!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Hapja e tunelit të Llogarasë është bërë sot kryefjala e çdo lajmi, si një nga investimet më të mëdha e të reja në vend. E ku ka ndërmarrje të mëdha, aty është edhe Vodafone Albania, për të mbështetur përmes teknologjisë projektet infrastukturore e për t’i lehtësuar në çdo kohë e hapësirë komunikimin klientëve të saj.

Rrjeti #kudomevodafone, me cilësi superiore në të gjithë Shqipërinë, sigurisht që nuk do të mungonte edhe në gjithë gjatësinë prej 6 km të tunelit më të ri në vend.

Vodafone Albania ka siguruar shtrirjen e mbulimit të rrjetit 4G në Tunelin e Llogarasë. Zgjerimi i rrjetit në këtë zonë do të mundësojë komunikim të pandërprerë përgjatë udhëtimit drejt zonave turistike.

Duke nisur nga sot, të gjithë përdoruesit e rrjetit Vodafone mund të përdorin smarphonat dhe tabletat e tyre për të telefonuar, dëgjuar muzikë, lundruar në internet ose rrjete sociale me cilësi të lartë edhe përgjatë udhëtimit në tunel.

Diferencimi i shërbimeve Vodafone bazohet në investimet afatgjata për zhvillimin e rrjetit me kapacitete maksimale në zonat turistike, aeroport dhe porte, duke mundësuar eksperiencën më të mirë jo vetëm për abonentët tanë por edhe turistët që vizitojnë çdo vit e më shumë Shqipërinë dhe shijojnë atraksionet e ndajnë eksperiencat, duke komunikuar me rrjetin Vodafone Albania.

Vodafone Albania është vleresuar çdo vit nga brande të mirënjohura ndërkombëtare për treguesit e performancës së rrjetit, duke u certifikuar së fundmi edhe nga Ookla, si rrjeti më i shpejtë mobile në Shqipëri.


3 Comments

  1. Vallaj faleminderit Vodafonit se nje zot e di se si do ja benim ato 5 minuta pa telefon. Vecanerisht duke i dhene makines perdorimi i telefonit merr nje kuptim akoma me jetesor.

  2. Pas tre mandateve mezi bën një tunel për oligarkët ! Po kur thon më i gjati ! Doktori në Kalimash bëri dy tynele jo një ! Të gjërë e të gjatë !Njëri në vajtje dhe tjetri në ardhje ! Po ku i arrini dot investimet e Doktorit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *