• |
ide | kryesore

Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme

1, Arkiva, Ide
andi bushati


Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme do të kemi në pranverën e ardhshme.

Ajo që pati ndodhur deri më tani me rastin Beleri, përbënte më vete një skandal. Edi Rama përdori një polici që fabrikon prova, të mbështetur nga një dyzinë delenxhinsh në SPAK dhe në GJKKO, për të shndërruar në nul verdiktin e votuesve të 14 majit.

Në këtë kalvar më shumë se një vjeçar, ne pamë të sfilonin dëshmitarë të rremë si Arsen Rama, kryepolicë me mendësinë e KGB-së, si Ermal Hajdini, procesverbale të fallcifikuara përgjimesh, prova të marra në mënyrë ilegale, para blerjesh votash nga të cilat ishin “zhdukur” gjurmët e paguesit, çertifikata penaliteti të fallcifikuara, vendime gjykatash për dëshmitarin e rremë që u mbajtën të fshehura.

LEXO ME TEJ:

Rama lëshon kamikazin Tavo/ A do bojkotojë opozita?

Ky zinxhir manipulimesh, që është shumë më i gjatë, përmban brenda vetes një konkluzion të thjeshtë: zgjedhjet, vota e lirë, loja demokratike kanë vlerë, vetëm nëse përfituesi prej tyre i pëlqen Edi Ramës. Nëse është e kundërta, në vend që të gëzojë mandatin e popullit, ai përfundon në burg. Prandaj, prej kësaj fabule ngrihet pyetja se, ç’vlerë ka të hysh në garë, jo thjeshtë kundër kandidatit të rilindjes, por edhe kundër oligarkëve që e financojnë, gazetarëve që e zbukurojnë, banditëve që e trimërojnë, bashibozukëve të policisë që punojnë për të, mercenarëve të SPAK-ut që i shërbejnë dhe nëse ndodh mrekullia që mund të ngjajë një herë në njëqind raste, pra nëse arrin ta mundësh këtë koalicion të murmë, në fund ta zerojnë gjithçka duke të hedhur prangat.  

Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

Mjafton edhe kaq për të kuptuar farsën e votimeve tona. Por procesi Beleri nuk rresht së na surprizuari. Shpënia me këmbëngulje e planit të eleminimit politik të tij njollosi ditët e fundit edhe institucione të tjera. Ndërkohë që mandatin si kryebashkiak, pasi dënimi i tij mori formë të prerë, ligjërisht duhet ta ndërpriste kryeministri, ky i fundit i shkoi deri në fund lojës së atij që hedh gurin e fsheh dorën. Ai ia la në derë KQZ-së. Dhe me kokën ulur e rrokjet që me zi i dilnin nga goja, Ilirian Celibashi, përdori trukun e ligjit të dekriminalizimit për ta marrë ai përsipër mbi vete këtë barrë. Sado i zellshëm që u tregua ish ministri i Ramës që tani bën arbitrin e zgjedhjeve, ai nik dilte dot përtej ligjit që i njeh të dëmtuarit të  drejtën për ankimim. Por meqë Rama i donte se s’bën zgjedhjet në 4 gusht, qoftë për ti kapur rivalët të papërgatitur, qoftë për të shfrytëzuar një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e ulët, në lojën e shërbëtorit u thirr ushtar Begaj.

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Presidenti i Republikës pa u konsultuar me kërkënd, sikurse ia kërkon posti, pa pritur afatet e ankimimit të Belerit, e mori të mirqenë djegjen e mandatit të tij dhe i shpalli zgjedhjet fiks në ditën që e urdhëruan. Pra shkurt, zinxhirit të “institucioneve të pavarura”, si policia, SPAK e GJKKO, që në garën e Himarës treguan se u bënë palë, i’u shtuan së fundi edhe KQZ e Presidenca. Ai që do të vendosë të konkurojë kundër rilindjes në 4 gusht, do ti ketë të gjitha këto kundër, duke u lutur që të humbasë, për ti shpëtuar më të keqes…burgut.  

Natyrisht, fati i tij është i paracaktuar, por ai na shërben për të kuptuar një gjë: farsën gjithnjë e më të lexueshme të zgjedhjeve tona. Në këtë këndvështrim, Himara e 4 gushtit, është prova gjenerale e garës së 2025-ës, kur kush do të tentojë të dalë kundër Ramës, do të ketë përballë gjithë shtetin e tij të presonalizuar.

©lapsi.al

 


18 Comments

  1. Himars Autonome
    4 Gushti ne Himare tregon rraketat balestika nga kamikazhi i qeveris se shqiperis per te vjedhur dhe shkateruar Himaren dhe krahinen e saj
    Populli Himarjot duhet te kerkoje rradare patriot per te rrezuar keto rraketa vdjekje prurese nga kamikazhi i qeveris se shqiperis
    Osot ime kure ka nevoje Himara te
    TE RREZISTOJE DHE TE MBROJE VETEN

    1. Qenka bërë dhe nikoll leshi xheloz ngaqë nuk e qi më çingija e gjatë thotë:

      Sapo pashë që edhe nikollaq leshi plehra e “kohha jonë” e ka vendosure këtë artikull të Bushatit në gazetën e tije të qelbure…..
      Duket se mbasi nuk e qi më ramëshurra….
      Nxjerr edhe nikollaqi ndonjë të vertetë si ky shkrim i Bushatit
      Per ti bërë skenë xhelozie neuronarkomanit te dhjerë nga bitha e kristaqo perdhunuesit.

    2. Shqiptaret ju rrasin pallen krejt anadollakeve te agimit te karte qe erdhen ne trojet shqiptare ,ne Epirin e jugut ne1920.Tani eshte koha e zgjidhjes se ceshtjes Çame dhe gjuhes Shqipe ne gerrqi.

  2. ANDI BUSHATI E TALL KEQ KADRI YMER KELLIREN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE E TALLIN TE GJITHE thotë:

    KADRI YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH
    MUT VELIUT
    FRRYK CYPIT
    KRESHNIK SPAHIUT
    KOL BALLES SALLAKS
    SKENDER GERON MINXHOZIT

  3. Shumë mirë vepron Rama.
    Për të mbajtur Himarën shqiptare, ja vlen përdorimi i çdo lloj manipulimi, shantazhi, dinakërie.
    Ja vlen përdorimi i çdo strukture shtetërore, i çdo individi që vë mbi çdo gjë çështjen kombëtare, kundër çdo lloj tentative për të helenizuar toka, troje, apo popullsi mijëra vjeçare shqiptare.
    Poshtë tradhëtarët e çdo lloj ngjyre.
    Populli shqiptar do tju japë atyre atë që meritojnë.
    Turpin dhe damkën e përjetëshme si tradhëtarë që shesin për interesa të tyre të çastit, interesat dhe dinjitetin e atdheut.
    Himara, sot e përjetë SHQIPTARE.

    1. Te njejten gje beri edhe Enveri, perdori te gjitha format, vrau e preu gjysmen e popullit dhe gjysmen tjeter e çoi ne varferi ekstreme, vetem e vetem per ta mbajtur shqiperine “shqiptare”, pa asnje nuance te huaj. Rezultati? Majmune te rritur ne pemen e vete qe tmerruan boten qe nderkohe kishte ikur nja 100mvjet perpara. Majmune si puna jote qe vazhdojne propagandojne me ze e me vepra te njejten mendesi.

        1. Enveri non ushqente dot me buke popullin e tij po shqiptaret kane probleme serioze me te verteten. Kerkojne gjithnje ta anashkalojne ate, ne favor te masturbimeve mentale qe ndoshta e bejne te ndihet me mire per 5 min.

        2. E KE FJALEN PER MISRIN QE MOREN PER BAGETI O NDRIO,? NE QE JEMI TE ATIJ BREZI NUK NA I THUA, TRGOJA NDONJERIT QE VAZHDON TE MENDOJ KUR NE ISHIM TE LUMTUR BOTA VUANTE PER BUKE

      1. Bën bajgën çuçka i delina kurvës dhe kundërmon erë celibash dhe alibash sumëshqepura thotë:

        Fiks plako
        Por majmunë që ja marrin në gojë njëratjetres dhe nuk kanë të ngopure ,…si këto buçet patronazhistë të çpifur.
        Që ky poeti i LISTES i ka rreshtuar më së miri. Ymer kadri gebazë peskarino bolino frrok kurvi &co………..

  4. Opozita paska trembur SPAK për Veliajn, por s’po e tremb dot për Berishën,byrektoret e shpellkaret e salihut kane shprese se me protesten e djeshme do lirojne salihun e ballkonit,por kujdes shpellkare e byrektore se salihu kerkon gjak ka 11 vjet qe pi e ben kete,ca nga ju grupi i zjarrit te salihut lumneshi e lushaj do i dergoje ne te semes dhe paston do digjoni salihu te thote i vrau rama me stilolapsa pistolete etj etj.Por belerit i intereson parlamenti europian dhe jo himara,beleri e perdori ceshtjen e himares,vetem ti o bushat nuk do ta kuptosh.

  5. Historia po perseritet. Kesaj radhe duhet te qeshim, sepse llogjikisht duhet te jemi te pergatitur si t’i pergjigjemi nje regjimi autokratik dhe oligarkik.
    Topin e kane te ashtuquajturit te lexuar e te kenduar qe shikojne pak me tutje se maja e hundes se nje njeriu, me shpresen se ata jane nxitja spontane e popullit te thjeshte per emancipim dhe progres.

  6. Unë nuk pashë mesazh politik. Mesazhi i vetëm që donte të jepte Berisha që vendos përpara një stekë dhe do bëjë një kauzë dhe kësaj here ishte qeveria teknike. Mbaruan tani Lul Brava. Tani na duhet një kauzë e re. Unë nuk jam për qeveri teknike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *