• |
ide | kryesore

Çka më tha Ramiz Alia për Ismail Kadarenë

Blog


Nga Adriatik Kelmendi

(Në vjeshtën e vitit 2006, ish-udhëheqësi i Shqipërisë Ramiz Alia kishte ardhur për herë të parë në Kosovë, pas Luftës së Dytë Botërore, me ftesën time për intervistë. Ajo intervistë triorëshe është transmetuar në Rubikon në KTV dhe pastaj është botuar në librin tim “Rrëfime të përpjekjes” nga Botimet Koha, 2015. Në vijim është pjesa ku diskutuam për marrëdhënien e pasardhësit të diktatorit Enver Hoxha me shkrimtarin më të madh shqiptar.)

Adriatik Kelmendi: Ismail Kadare ka shkruar dhe ka botuar libra ku thotë se ka pasur ndikim në ndryshimet që keni bërë. Ai përmend edhe letrën, bile, edhe në formën e librit të botuar “Letërkëmbim me Presidentin”, duke akuzuar drejtëpërdrejtë njerëzit nga Ministria e Brendshme etj., që ju i dini, dhe pastaj ju ndërmorët vendime bazuar në ato letrat?

Ramiz Alia: Çështja është kështu. Unë mendoj që Kadareja, por jo vetëm Kadareja, kanë pasur mendime mbi zhvillimin e vendit, lidhur me një çështje ose tjetër. Kanë bërë edhe propozime.

Kadareja ka pasur audiencë të plotë tek unë, në kuptimin që unë e kam trajtuar si një shok dhe mendoj që është një shkrimtar i talentuar i vendit tonë, edhe si të tillë unë e kam trajtuar me dashamirësi dhe nga kjo pikëpamje me mua ai bisedonte hapur. Ishte i guximshëm me mua për të thënë një fjalë qoftë edhe në atë plan, siç thotë ai në letrën e vet, që “ka folur për njërin apo për tjetrin njeri”.

Natyrisht, nuk është Kadareja që ka ndikuar tek mua për të marrë disa masa. Unë thashë nga jam nisur. Mund të kenë koinciduar këto edhe me ndonjë mendim që ka pasur Kadareja, nuk e përjashtoj një gjë të tillë.

Përsa i përket njerëzve të veçantë, çështja është kështu: Kadaresë i ishte rrënjosur në mendje që Sigurimi i shtetit e ndjek, që sigurimi i shtetit kështu e ashtu… Unë i thosha gjithnjë që “nuk mundet njeri, nuk mund ti bënte gjë pa urdhrin tim”. Ne e kemi garantuar.
Adriatik Kelmendi: Kjo ka ndodhur vetëm me rastin e Kadaresë. Ka qenë ky një përjashtim?

Ramiz Alia: Po them për Kadarenë, sepse atë e përmende. Pra ai kishte mendim që ky apo ai njeri e bezdiste… Mirëpo, në qoftë se kanë ardhur ndryshimet në sistemin shoqëror, ato kanë ardhur jo pse donte Kadareja.

Adriatik Kelmendi: Pastaj, ka shkruar Kadare që një herë ka pasur shpresë tek ju, por pastaj është zhgënjyer, pasi që ju keni folur për mbështetjen në forcat vetjake, vazhdimin e rrugës së Enverit etj.

Ramiz Alia: Mirë, këto janë mendimet e Kadaresë. Unë nuk kam kërkuar, ose nuk kërkoj asnjëherë, që ndokush të thotë atë që them unë. Kadare ka një mendim të vetin. Bukur.

Adriatik Kelmendi: Ikja e Kadaresë sikur ndikoi në ndryshimet që do të ndodhnin në Shqipëri?

Ramiz Alia: Unë nuk mendoj. Ikja e tij nuk ka pasur asnjë ndikim. Kadareja ka ikur në shtator dhe në ngjarjet e dhjetorit ska pasur asnjë ndikim. Unë për veten time nuk e kam përshëndetur ikjen e tij, perkundrazi e kam quajtur të gabuar. Bile nuk e quaj që i ka bërë një nder të madh vetes, por, sidoqoftë, çdokush bën llogaritë e veta.

Adriatik Kelmendi: Në të njëjtën kohë në gjithë Evropën Juglindore filloi rënia e sistemeve moniste dhe erdhi pluralizmi politik. Ju edhe në atë kohë kundërshtonit që edhe në Shqipëri duhet pasur pluralizëm politik. Besonit vërtet se do të vazhdonte Shqipëria të ishte jashtë rrjedhave ndërkombëtare?

Ramiz Alia: Jo, nuk besoj që do të mbetej jashtë këtyre rrjedhave. Në vitin 1990, më saktë në gusht të ’90, unë kam mbledhur intelektualët dhe kam biseduar me ta. Midis të tjerave unë shtrova çështjen e pluralizimit politik, por asnjë nga ata, dhe as Kadareja nuk mëmbështetën.
I pari u ngrit Berisha dhe tha: “Unë mendoj që s’është koha e pluralizmit politik, neve duhet të zhvillojmë pluralizmin e mendimit” dhe konkretisht propozoi: “Duhet që ‘Zëri i popullit’ të jetë organ i gjithë partisë, në mënyrë që mund të shkruajnë populli lirisht mendimin e lirë”.

Adriatik Kelmendi: Sikur ta lidhim sërish me Kadarenë, pasi që ai nuk ju ka zënë besë se e keni marrë seriozisht këtë takim, më tepër e ka parë si një matje e pulsit nga ju. Ai madje shkruan se ka pyetur njërin nga ata që kanë marrë pjesë: “A do të dalim gjallë nga këtu?”.
Ramiz Alia: Unë gjithnjë flas atë që ka ndodhur. Atë që kam thënë. Se çka mendojnë të tjerët, nuk më takon mua. Kadare mendon ashtu, por të tjerët që kanë qenë aty nuk janë shprehur në atë mënyrë.

Adriatik Kelmendi: Megjithatë, nuk ndodhën ndryshimet. Vetëm kur filloi lëvizja studentore e dhjetorit, vetëm atëherë pranuat pluralizëm partiak.

Ramiz Alia: Siç e thashë më lart në mbledhjen me intelektualët unë kërkova mendimin e tyre për pluralizmin politik. Sali Berisha u prononcua si mëlartë, ndërsa Kadareja nuk foli fare. I thashë “Fol edhe ti, si mendon për këtë çështje?”. Ai u përgjigj: “Këto janë çështje juridike, të cilat unë s’i njoh”. Unë i thashë “Nëse ka njeri që i di mirë këto çështje je ti. Por nëse nuk do të flasësh, mos fol”. Dhe ai nuk foli. Kështu qëndron çështja.

Kur situata ndryshoi dhe u bë e qartëse pluralizmi politik ishte i pashmangshëm, unë vetë i propozova Komitetit Qendror që të merret vendimi për shpalljen e pluralizmit politik.

Adriatik Kelmendi: Po ky vendimi i pluralizmit politik ishte i vështirë për juve?

Ramiz Alia: Tashmë pas ngjarjeve që ndodhën në Evropën Lindore dhe situatës në vend që kishte ndryshuar, kushtet për të kaluar në pluralizëm ishin pjekur. Lëvizja e studentëve ishte impulsi që e përshpejtoi procesin. Është e qartë se ai ndryshim që ndodhi në Evropën Lindore, ku sistemi socialist u zëvendësua nga pluralizmi politik, nga ekonomia e tregut etj., patjetër do të vinte në Shqipëri.

Pikërisht për këtë arsye unë propozova në Komitetin Qendror të Partisë të miratohej vendimi për vendosjen e pluralizmit partiak, siç edhe u miratua. Më datën 11 nëntor 1990 u mbledh KQ i Partisë dhe mori vendimin. Që atë ditë këtë vendim të KQ, unë ia kam shpallur studentëve, sepse kisha lënë atë natë takim me ta. Unë nuk doja të shkoja në mbledhje me duar bosh, sepse e dija që ky ishte një problem që i shqetësonte edhe ata.

Dhe në Pallatin e Brigadave me studentët biseduam shtruar për shumë çështje. Ata shtruan mjaft pyetje dhe unë u jam përgjigjur, hapur të gjitha çështjeve që shtruan. Tërë biseda ime me studentët është transmetuar në sheshin ku demonstronin studentët dhe ku ishin të pranishëm të gjithë. Shpallja e pluripartitizmit ishte, pra, një veprim i domosdoshëm që do t’i hapte rrugën zhvillimit të shoqërisë në kushtet e reja. Unë mendoj që ai ishte një hap që duhej marrë. ©LAPSI.al


4 Comments

    1. Kafare ka nenen cifute por per Aline e di qe eshte agjent nga Bosnja por jo cifut. Nexhmije Hoxha ishte cifute dhe si duket bashkpunoi me Ram8zin per te hequr qafe Hysni Kapon dhe Mehmet Shehun

  1. I pari u ngrit Berisha dhe tha: “Unë mendoj që s’është koha e pluralizmit politik, neve duhet të zhvillojmë pluralizmin e mendimit” dhe konkretisht propozoi: “Duhet që ‘Zëri i popullit’ të jetë organ i gjithë partisë, në mënyrë që mund të shkruajnë populli lirisht mendimin e lirë”.
    ndërsa Kadareja nuk foli fare. I thashë “Fol edhe ti, si mendon për këtë çështje?”. Ai u përgjigj: “Këto janë çështje juridike, të cilat unë s’i njoh”. Unë i thashë “Nëse ka njeri që i di mirë këto çështje je ti. Por nëse nuk do të flasësh, mos fol”. Dhe ai nuk foli. Kështu qëndron çështja.

    Berisha, si trim dhe i trimeruar nga bindjet e pluralizmit, i ka thene koqe Alise ate çfare duhej thene, pa rrezikuar zverkun e vet. Kujtojme ketu vendimin per vrasjen e poetit Havzi Nela ne fillim te vitit 1990. Eshte Berisha qe i ka bere opozite regjimit i pari. Pluralizem mendimi eshte pluralizem partiak. Me dinamiken historike te kohes pranohet nga vete Alia se pluralizmi qe i pashmangshem.
    Ndersa, Kadareja, si intelektual qe gjasme i eshte dashur te menjanoje rregullat e regjimit per te qene nje njeri i lire, pergjigjet se nuk i di rregullat qe i kane shpetuar prapanicen.
    Berisha nuk e ka audiencen tek Alia po aq sa Kadareja, por ky i fundit merr valixhet dhe niset ne Paris tek elitat e sponsorizuara sovjetike ku ben “karriere”. I pari, Berisha, qendron, bashkepunon me levizjen studentore dhe si intelektual i larte i sistemit, lufton per ndryshimin e sistemit.
    Jo vetem Berisha, por edhe Pashko, Selami, etj. Ishin disa intelektuale qe e çuan perpara idene e individit si histori suksesi, dhe jo si skllav i çfaredolloj idellogjie.
    Shqiptaret atehere me pluralizmin partiak qe u zhvendos nga monizmi, i kishin idete mese te qarta se ç’ishte me ne fund liria dhe demokracia. Kadare dhe Rama po benin plazh nudist. Liria e tyre shkonte pertej konviktoreve, fshatareve apo malesoreve, te burgosurve dhe familjeve te tyre te internuar per 50 vite rrjesht. Elita post- dhe njekohesisht neo-komuniste “na tregon” se ne, populli, pernjimend “nuk i dime te tera”.

  2. Kafare ka nenen cifute por per Aline e di qe eshte agjent nga Bosnja por jo cifut. Nexhmije Hoxha ishte cifute dhe si duket bashkpunoi me Ramizin per te hequr qafe Hysni Kapon dhe Mehmet Shehu…n

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *