• |
ide | kryesore

Digjen gjatë natës dy makina të parkuara në Durrës

Lajme, Të fundit


Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës. Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

Njëri nga automjetet mësohet se i përket kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po këqyr kamerat e sigurisë në zonë.

“Në orët e para të mëngjesit, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *