• |
ide | kryesore

Fenerbahce kërkoi Brojën, Mourinho nis ankesat e para në Turqi: “Nuk kemi para”

Sport
Mourinho


Vetëm pak orë nga dalja e lajmit për interesimin e Fenerbahce për Armando Brojën, kanë dalë në plan të parë edhe problemet ekonomike të klubit të Stambollit. Ende nuk është bërë një muaj në pankinën e Fenerbache, me kampionatin ende pa filluar, e José Mourinho ka nisur tashmë shfaqjen e tij të ankesave dhe justifikimeve të para. Pavarësisht se skuadra e tij është një nga më të suksesshmet në Turqi dhe ndër favoritët për të fituar titullin, portugezi tashmë ka nxjerrë përpara pengesat e merkatos. Sipas tij, shkak janë disa problemeve ekonomike të klubit dhe mungesa e statusit të kampionatit turk, që ka pak tërheqje për talentet e rinj.

MOURINHO-FENERBACHE: ANKESAT E PARA

José Mourinho u largua nga Roma mes polemikave dhe madje sulmeve ndaj drejtuesve që nuk e mbrojtën. Pavarësisht dashurisë së tifozëve, vitet e tij në Romë nuk sollën rezultatet e shpresuara si lufta për titull dhe hyrja në Champions League. Tani erdhi kalimi te Fenerbahce, ku duket se nuk e ka humbur stilin e tij kontrovers.

Lexo më tej: Mourinho, ‘sulltan’ në Turqi, Fenerbahce e paguan 10,5 mln në vit: portugezi dërrmon Romën e Tottenham

PAK PARA E MUNGESË STATUSI

Sipas Special One, Fenerbache nuk do të jetë në gjendje të përballojë disa lojtarë, për dy arsye: “Lojtarët që dua e kushtojnë shumë dhe klubi nuk mund t’i përballojë. Për më tepër, është e vështirë të sjellësh në Turqi talente si 9-vjeçari Joao Neves. Lojtarët e rinj nuk e zgjedhin kampionatin turk në fillim të karrierës së tyre për shkak të mungesës së reputacionit të tij. Për Jose Mourinho nuk është një fillim premtues dhe fjalët e publikuara në Sport TV, mund të mërzitin edhe tifozët e tij të rinj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *