• |
ide | kryesore

Nga burgu i Fierit, Beleri merr pjesë në mbledhjen e eurodeputetëve të Mitsotakis

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në mbledhjen e eurodeputetëve grekë të organizuar me iniciativën e Delegacionit të Përhershëm Grek në Bruksel, mori pjesë edhe eurodeputeti, Fredi Beleri. Për t’i bërë të mundur pjesëmarrjen e tij për disa minuta me anë të zoom-it, u desh që edhe një herë të paraqitej një kërkesë e veçantë pranë Drejtorisë së Burgjeve të Fierit, ku ai po vuan dënimin, shkruan Protothema. Avokatët e Belerit kanë paraqitur një kërkesë zyrtare për leje pesëditore, në mënyrë që ai të betohet si eurodeputet në seancën plenare të Strasburgut më 16 korrik.

Beleri është një nga eurodeputetët e “Demokracia e Re”, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së. Beleri, do të qëndrojë në burg deri në tetor, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri, e cila gjykoi çështjen e tij në shkallë të dytë në Tiranë. Gjykata vendosi të lërë në fuqi dënimin fillestar prej 24 muajsh. Ai u dënua si në shkallë të parë ashtu edhe në shkallë të dytë për korrupsion aktiv.

Nëse vendimi i apelit ia ul dënimin në 20 muaj ose më pak, atëherë ai do të lirohej menjëherë. Ndërkohë më 5 korrik Beleri u shkarkua edhe si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, pasi KQZ vendosi t’i heqë mandatin. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.


1 Comment

  1. Edvin Vucici i’a rruvi KOLON e anti shqiptarit Bejleri.Tashti pritet ti’a haje SKATANE Qiriakos!
    Hahaha…
    Bole kreyminister,shkerdhate.
    U ba PALIKARI ne Athine kur i’u turr migranteve me e votu’ me sy mbylle vitin qe vjen.Nuk la asnji me fole,por vetem ai bolja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *